LAJMI I FUNDIT:

Abrashi: Qeveria e Kosovës të mobilizohet për përmirësimin e jetës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Abrashi: Qeveria e Kosovës të mobilizohet për përmirësimin e jetës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, për situatën aktuale të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ka folur edhe deputeti i LDK-së, Arban Arbashi.

Abrashi, tha se është fatkeqësi që sot në vitin 2019, në këtë pjesë të Ballkanit, dhe të Serbisë, të një shteti që aspiron të jetë pjesë e BE-së, shqiptarët e
Luginës jetojnë në një gjendje të pa perspektivës totale, diskriminimit etnik, kulturor dhe social.


“Sot Qeveria e Kosovës dhe institucionet përkatëse, duhet të mobilizohen për një plan afatshkurtër dhe afatgjate. Dhe këtë nisme, ne duhet ta fillojmë sot këtu, në Kuvend, duke kërkuar nga ekzekutivi t’i përmbushë obligimet, sikurse dhe t’i tejkalojë ato, duke marrë nisma të reja sistematike, duke mbështetur një plan konkret që tejkalon mandatet qeveritare dhe politikat ditore. Ne, sot duhet të krijojmë mekanizma e projekte konkrete, sikurse plane afatgjate me njerëz përgjegjës për realizimin e tyre në funksion të përmirësimit të jetës së shqiptarëve në Luginë të Preshevës, si dhe në ruajtje të identitetit të tyre kombëtar”, tha Abrashi.

Ai shtoi se LDK do ta përkrahë çfarëdo vendimi që do të nxjerr Kuvendi për të mirën e shqiptarëve në atë pjesë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori