Shkencëtarët kanë zbuluar: Infeksionet urinare janë më të rrezikshme seç mendoni!
Ekspertët kanë arritur deri te konstatimi që infeksioni mund të rrisë inflamacionin në arterie dhe kështu të shkaktojë probleme serioze shëndetësore
Infeksionet e traktit urinar rrisin rrezikun nga sulmi në tru, ka zbuluar një studim i ri, transmeton Telegrafi.
Shkencëtarët i kanë studiuar 190.000 pacientë të cilët kanë pësuar sulm në tru në New York.
Mjekët paralajmëruan që pacientët me infeksione urinare kanë gjasa trefish më të mëdha të pësojnë sulm ishemik në tru në afat prej 30 ditësh pasi që të jenë infektuar me bakter.
Sulmi ishemik në tru ndodh kur ngjizja e gjakut bllokon qarkullimin e gjakut dhe oksigjenit deri në tru, ndërsa kjo është forma më e shpeshtë e sulmit.
Mirëpo, ekspertët nuk mund të konstatojnë me siguri si e shkakton infeksioni sulmin në tru, mirëpo hulumtuesit thonë se infeksioni rrit inflamacionin në arterie dhe mund të shkaktojnë krijimin e ngjizjes së gjakut.
Është konstatuar që disa infeksione të tjera rrisin rrezikun nga sulmi në tru, duke përfshirë septikeminë, bakteret abdominale, të lëkurës dhe respiratore.
Sistemi shëndetësor duhet patjetër të jetë i vetëdijshëm për atë që sulmi në tru mund të ketë lidhje me infeksionet.
“Për këtë shkak mjekët duhet të studiojnë mirë javët e fundit para se pacienti të përjetojë sulm në tru, në mënyrë që të konstatojnë shkaktarët e mundshëm”, thotë dr. Mandip Dhamoon, njëri ndër autorët e studimit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës