Sipas hulumtimit të mendimit publik që ka bërë emisioni ‘Detektor’ në TV Sitel, qytetarët e Maqedonisë së Veriut shëndetësinë publike të vendit e vlerësojnë me 2.4 ndërsa cilësia e shëndetësisë publike është rritur.
Të anketuarit nuk janë të kënaqur me cilësinë e barnave që i ofrojnë barnatoret tona (63.1%) dhe se çmimet e barnave janë të lira, por vetëm nëse janë me recetë(33.2%), kurse të tjerët janë të mendimit se janë tepër të shtrenjta (28.6%), përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thekson se ‘Buxheti për sëmundje të ralla është rritur për pak kohë nga 220 në 300 milionë denarë. U vendosën tre barna të reja vitin e kaluar, dhe dy sivjet. Të gjithë pacientët që ishin të kufizuar në raport me diagnozën dhe kritereve të diagnozës i morën barnat e tyre”, thotë ai.
Shumica e qytetarëve apo 65.1 përqindëshi nuk e dinë se sa ndajnë nga të hyrat e tyre për mbrojtje shëndetësore. Sipas hulumtimit shumica e të anketuarve shprehen se sigurimi shëndetësor duhet të jetë i detyrueshëm ndërsa një pjesë e tyre janë të mendimit se duhet vet të vendosin nëse do të kenë sigurim shëndetësor (34%).
Ministri Filipçe potencoi bashkëpunimin intensiv me Bankën Botërore, Organizatën Botërore Shëndetësore dhe Komisionin Evropian ku diskutohen proceset reformuese sa i përket pagesës. “Mendojmë për reformim të fondit dhe mënyrës se si paguhen shërbimet shëndetësore. Një ndër problemet më të mëdha është që shëndetësia primare do të paguhet për kokë banori, ndërsa shëndetësia sekondare dhe triciare do të përcaktohen në mënyrë historike. Është e vështirë të kontrollohet bartja e pacientëve nga shëndetësia primare në shëndetësinë sekondare”, u shpreh Filipçe.
Në pyetjen nëse duhet të jetë e obligueshme vaksinimi te fëmijët 73.6 për qind janë përgjigjur pozitivisht dhe 10.8 përqind negativisht.
Mendimi i qytetarëve sipas këtij hulumtimi është se Maqedonia nuk i plotëson standardet dhe rekomandimet e BE-së sa i përket cilësisë së sistemit shëndetësor (57.6%), por shprehen optimist dhe nëse bëhemi anëtar i BE-së shëndetësia do të përmirësohet (54.5%).
“Do të vazhdojmë të investojmë në sistemin shëndetësor. Një shumë serioze tashmë kemi dhënë te pagat, buxheti për sëmundje të rralla, mjekët e rinj. Planifikojmë të investojmë në pajisje mjekësore në spitalet e reja në Shtip, Strumicë, Ohër, Tetovë,” tha Filipçe duke shtuar se Qendre e re Klinike do të jetë një nga investimet më të mëdha kapitale, në vlerë prej 500 milionë eurove.
Ai beson se me këto masa do të ndryshohet pasqyra për sistemin shëndetësor në vend./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Si shkak i shembjeve të mëparshme, minierën e Artanës e “merr” uji

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Plagosjet aksidentale nga policët e rinj, ekspertët flasin për shkaqet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës