LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit që tentuan të vjedhin në “Western Union”

Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit që tentuan të vjedhin në “Western Union”

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurve L. Sh. dhe D. K.

Ekziston dyshimi i bazuar se të enjten në ora 00:45 minuta, këta dy shtetas të Kosovës, një mashkull dhe një femër të nacionalitetit shqiptar, me forcë kanë thyer derën e filiales “Western Union” në rrugën “Isa Boletini”, në Gjilan.

Me këtë veprime të pandehurit, dyshohet të kenë kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).


Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, pasi që po të i caktohej ndonjë masë alternative të pandehurit mund ta përsërisnin veprën. /Telegrafi/