Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke folur për dialogun me Kosovën, tha sot se “herët apo vonë ne do t’u kthehemi bisedimeve, e kjo do të ndodhë kur të hiqet taksa”.
Vuçiq, siç raportojnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, ka komentuar edhe deklaratën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, se bashkimi i Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Kosovën është ëndërr e të gjithë shqiptarëve, për realizimin e së cilës tha se do të punojë. Presidenti tha se “ky është një tregim ‘pa lidhje’ dhe se qytetarët e atyre tri komunave në Serbi nuk duhet të shqetësohen”.
“Për këtë Thaçi flet qe dy-tre vjet dhe ky është një tregim i tij pa lidhje. Këtë ata nuk mund ta arrijnë, e kjo nuk ka asgjë të bëjë me realitetin. Nuk ka kurrfarë rreziku serioz”, tha presidenti serb dhe lideri i partisë në pushtet “SNS”.
Lidhur me pretendimet e gazetës serbe “Danas”, e cila në artikullin e saj kryesor sot ka shprehur dyshime për mungesën e artikujve ushqimorë në dyqanet në veri të Kosovës, Vuçiq tha se kjo nuk është një risi, “sepse më shumë se një vit e gjysmë ekziston një veprim i sinkronizuar, në të cilin duhet paraqitur serbët nga Kosova, sidomos ata në veri, si kriminelë dhe dorë e zgjatur e Beogradit, dhe të thuhet se ata janë gjithmonë fajtorë për çdo gjë “, transmeton Telegrafi.
“Atë gazetë nuk e lexoj, por është logjike që e thonë të njëjtën gjë si Thaçi dhe Haradinaj. Të njëjtën e shkruajnë mediat në Prishtinë, sikurse edhe këta tanët ‘pesë milionë’. Kur e dëgjoni këtë nga Rada Trajkoviq, ose nga Jakshiqi, që fotografohet nëpër pishinat më të shtrenjta, ta dini se nuk e thonë këtë serbët nga Kosova, por dikush tjetër”, tha Vuçiq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBabai plagosi të bijën dhe më pas vrau veten, i afërmi: Vajza ishte e divorcuar, fëmijët i kishte marrë i ati
Departamenti Amerikan i Shtetit jep detaje të takimit Allen-Osmani
Babai i Hashim Thaçit flet pas takimit me djalin në Hagë
Ministria e Brendshme paralajmëron se një pjesë e agjencive të pavarura e ekzekutive do të shuhen
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Zeqiri reagon pas shkarkimit: “Puç” i përgatitur prej kohësh
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare