LAJMI I FUNDIT:

Apple ka filluar shitjen e monitoruesve të diabetit në disa dyqane të tyre

Apple ka filluar shitjen e monitoruesve të diabetit në disa dyqane të tyre

Nëse ka një zonë shëndetësore ku Apple është e interesuar, do të ishte diabeti dhe monitorimi i glukozës.

Kjo është për shkak se deri në këtë moment, matja e niveleve të glukozës përfshin nxjerrjen e një doze gjaku, gjë që për disa mund të jetë e pakëndshme. Për këtë arsye kanë filluar të qarkullojnë zëra se Apple mund të zhvillojë një mënyrë jo invazive për matjen e niveleve të glukozës përmes produkteve si Apple Watch.

Ndërkohë që mund të shkoj një kohë para se të shohim lansimin e teknologjisë, duket se Apple po hulumton alternativa dhe ka filluar të shesë pajisjet e monitorimit të diabetit përmes dyqaneve Apple.


Për ata që kanë nevojë për pajisje të tilla, duket se në dyqanet e caktuara të Apple, konsumatorët do të jenë në gjendje të gjejnë pajisje të tilla si One Drop, një monitorues i glukozës në gjak.

Një nga arsyet pse Apple po shesin pajisjen është gjithashtu sepse ofron integrimin me iPhone dhe Apple Watch.

Pajisjes i duhet të nxjerrë gjak, por kompania prapa One Drop shpreson që dizajni i saj estetikisht i kënaqshëm do ta bëjë përdorimin më të efektshëm të pajisjes.

Leximet nga pajisja mund të sinkronizohen edhe me aplikacionin e Shëndetit të Apple që mund të gjendet në iPhone, duke i lejuar përdoruesit të mbajnë një regjistër dixhital të të gjitha leximeve të tyre, të cilat pastaj mund t’i përdorin për t’u treguar mjekëve të tyre.

Një pako One Drop është me çmim prej 69,95 dollarë dhe do të vijë me një vit trajnimesh falas, nga një porfesionist i çertifikuar i diabetit.

Gjithashtu do të ketë një shërbim të veçantë të abonimit, në të cilin përdoruesit do të marrin shirita testimi të cilët janë të nevojshëm për të përdorur pajisjen. /Telegrafi/