LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Pushteti është i frikësuar dhe në panik burgos dhe përndjek funksionarët e OBRM-PDUKM-së

OBRM-PDUKM: Pushteti është i frikësuar dhe në panik burgos dhe përndjek funksionarët e OBRM-PDUKM-së

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “Zoran Zaev dhe LSDM bien. Pushteti nuk ka përkrahjen e qytetarëve dhe këtë e tregojnë anketat. OBRM-PDUKM në mënyrë të sigurt kryeson kundrejt LSDM-së”.

“Për këtë shkak pushteti është i frikësuar dhe në panik burgos dhe përndjek funksionarë të OBRM-PDUKM-së”, thonë nga kjo parti duke shtuar se Prokuroria e Zoran Zaevit gjatë ditës së djeshme nga motive politike e ka arrestuar Dimitar Diovskin i cili publikoi aferën për dhunuesin Kurto Dudush dhe Dejan Miteski që i shkaktoi disfatë pushteti në këtë komunë të Shkupit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Paraburgim për Janakieskin dhe shtatë persona tjerë të akuzuar
Lexo po ashtu Paraburgim për Janakieskin dhe shtatë persona tjerë të akuzuar

Sipas OBRM-PDUKM-së me përndjekje politike ndaj Dimovskit, Mitevskin, Janakieski dhe të tjerët, Zoran Zaev nuk mund ta mbulojë dëshprimin dhe katastrofën që ka sjellur LSDM.


“Dimitar dhe Dejan janë arrestuar dhe maltertuar për shkak se nuk kanë frikë pushtetin, për shkak se publikisht zbardhin krimet e LSDM-së”, thuhet në njoftimin e partisë opozitare maqedonase.

Qeveria kriminale e Zoran Zaevit, thonë nga kjo parti, mendon që me raste të montuara do ta shpërqendrojë opinionin nga problemet reale, si krimi, ryshfeti, nepotizmi, korrupsioni, arsimi i shkatërruar, mossukseset në bujqësi dhe të gjitha katastrofat tjera të këtij pushteti.

“Frikësimet nuk do të kenë sukses. Qytetarët qysh moti e dinë se me LSDM në pushtet nuk mund të ecet para. Në kushte të një regjimi të vërtetë 25 për qind e qytetarëve e përkrahin OBRM-PDUKM-në kundrejt 23,1 për qind të LSDM-së. Përkrahja e OBRM-PDUKM-së rritet dhe këtë gjë LSDM e din. Vjen dita e përgjegjësisë, Zaev dhe të gjithë të tjerët në funksione duhet të ballafaqohen me drejtësinë”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/

Prokuroria jep detaje për të arrestuarit e sotëm, kanë nënshkruar marrëveshje për shitje të tokës shtetërore
Lexo po ashtu Prokuroria jep detaje për të arrestuarit e sotëm, kanë nënshkruar marrëveshje për shitje të tokës shtetërore

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori