Qeveria e Maqedonisë së Veriut publikon strategjinë e komunikimit për vitin 2019-2020
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot e publikoi dokumentin “Strategjia e komunikimit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2019-2020”, i cili i definon standardet për komunikim të hapur mes Qeverisë dhe opinionit.
Qëllimi i kësaj strategjie, siç informojnë nga pres-shërbimi qeveritar, është që të sigurojë sistem të dukshëm dhe të kapshëm për marrëdhënie me opinionin, si koncept tërësisht i ri për transparencë aktive dhe llogaridhënie të institucioneve qeveritare drejtë qytetarëve.
“Strategjia siguron kulturë të re komunikimi për diskutim kritik dhe të lirshëm publik në inicimin, krijimin dhe zbatimin e programit ambicioz për reforma politike dhe demokratike dhe për kthimin e besimit të qytetarëve në institucionet e sistemit”, kumtojnë nga pres-shërbimi qeveritar.
Prej atje informojnë se me këtë dokument janë definuar drejtimet për zhvillim profesional të komunikuesve qeveritarë, standarde për fushata me interes publik, ndërsa për herë të parë është miratuar edhe kod etik për komunikues qeveritarë. Sipas këtyre standardeve, komunikimet qeveritare edhe praktikisht edhe zyrtarisht renditen sipas rregullave të komunikimit etik, me përgjegjësi dhe profesional.
Në përgatitjen e strategjisë me vizione, udhëheqje dhe kontribut, morën pjesë edhe kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev, ministrat dhe komunikuesit qeveritarë, ndërsa në tërësi ishin marrë parasysh zëri dhe qëndrimet e opinionit dhe të medieve, si dhe vlerat demokratike, siç janë llogaridhënia, shërbimi dhe liria e shprehjes.
“Strategjia e komunikimit i përcakton dhe i vendos në kontroll të opinionit organizimin e PR sektorit, qëllimet dhe funksionet e një sistemi profesional me plan për komunikime për pesë shtyllat strategjike të politikave qeveritare siç janë: “Ne jemi NATO”, “Shkojmë në BE”, “Ekonomia e fuqishme- mundësi për të gjithë”, “Shtet për qytetarët – investojmë në njerëzit, kujdesemi”, “Një shoqëri, e drejtë dhe e barabartë për të gjithë” dhe “Qeveri e hapur në shërbim të qytetarëve”, theksojnë nga pres-shërbimi qeveritar.
Prej atje theksojnë se strategjia për komunikim me opinionin për vitin 2019-2020 është rezultat i angazhimit gati dyvjeçar dhe bashkëpunim i nëpunësve qeveritarë për marrëdhënie me publikun, të cilët, në bazë të angazhimit të Qeverisë që të jetë e hapur, janë investuar në krijimin e sistemit për sistem demokratik dhe servis për komunikime qeveritare, i realizuar në bashkëpunim me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar, të USAID-it dhe të Institutit për Studime Komunikimi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve