LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj priti në takim kryetarin e PDIU, Shpëtim Idrizi

Haradinaj priti në takim kryetarin e PDIU, Shpëtim Idrizi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me një delegacion të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), nga Shqipëria me të cilët ka biseduar për zhvillimet mbarëkombëtare politike dhe thellimin e bashkëpunimit mes dyja vendeve.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar se bashkëpunimi ndërmjet spektrit politik të Kosovës me atë të Shqipërisë në të gjitha periudhat ka qenë i frytshëm dhe uron që një rrugëtim i tillë të na përcjellë çdoherë.


“Mirëprita në takim një delegacion të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, PDIU, të kryesuar nga Kryetari Shpëtim Idrizi, me të cilët biseduam për zhvillimet mbarëkombëtare politike dhe thellimin e bashkëpunimit mes dyja vendeve.

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, PDIU, në vazhdimësi ka synuar promovimin e çështjes shqiptare, mbrojtjes së diasporës, e përfshirjes së atdhetarisë. Bashkëpunimi ndërmjet spektrit politik të Kosovës me atë të Shqipërisë në të gjitha periudhat ka qenë i frytshëm dhe uroj që një rrugëtim i tillë të na përcjellë çdoherë”, ka shkruar në Facebook, Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Skema e re sociale, tri fazat që duhet kaluar një familje për të përfituar ndihmën financiare nga shteti

Skema e re sociale, tri fazat që duhet kaluar një familje për të përfituar ndihmën financiare nga shteti

Mirjeta Hajzeraj
Dëshmia e diplomatit austriak në Hagë: Nuk dinim për strukturën e UÇK-së më 1998, amerikanët e cilësonin si të shpërndarë

Dëshmia e diplomatit austriak në Hagë: Nuk dinim për strukturën e UÇK-së më 1998, amerikanët e cilësonin si të shpërndarë

Drejtësi
Pse s'po e njeh Spanja Kosovën?

Pse s'po e njeh Spanja Kosovën?

Lajme
Mbërrin në Durrës anija turistike

Mbërrin në Durrës anija turistike "Seaborne Quest", 450 turistë nga 22 vende të ndryshme të botës vizitojnë Shqipërinë

Lajme
Diplomati austriak nis dëshminë në Hagë, ZPS thotë se është takuar me katër të akuzuarit gjatë luftës në Kosovë

Diplomati austriak nis dëshminë në Hagë, ZPS thotë se është takuar me katër të akuzuarit gjatë luftës në Kosovë

Drejtësi
Kurti e Sarrazin flasin për zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës

Kurti e Sarrazin flasin për zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës

Lajme
Kalo në kategori