LAJMI I FUNDIT:

Palmer: Prishtina dhe Beogradi të kthehen në tryezën e dialogut, para zgjedhjeve lokale në Serbi

Palmer: Prishtina dhe Beogradi të kthehen në tryezën e dialogut, para zgjedhjeve lokale në Serbi

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit, Matthew Palmer, thotë se Beogradi dhe Prishtina në tryezën e bisedimeve duhet të kthehen para zgjedhjeve lokale në Serbi, të paralajmëruara për pranverën e ardhshme.

“Kur është fjala për kalendarët politikë në Serbi dhe Kosovë, një dritare tani është e hapur për mundësinë e kthimit në negociata dhe progres. Zgjedhjet në Serbi ka të ngjarë të vijnë në pranverën e ardhshme dhe është e rëndësishme që bisedimet të vazhdojnë më parë, sepse cikli i zgjedhjeve e bën më të vështirë”, ka thënë Palmer, shkruan BBC në gjuhën serbe, përcjell Telegrafi.

Negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës janë të “thyer” nga nëntori i vitit të kaluar, kur Kosova ka prezantuar një taksë prej 100 për qind në importin e mallrave nga Serbia.


Ishte pritur që diçka do të ndodhte më 1 korrik në Paris në një samit në të cilin përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor duhej të priteshin nga presidenti francez Emanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel.

Megjithatë, një javë përpara samitit, u njoftua se takimi u anulua. Zyrtarët e Beogradit dhe Prishtinës shkëmbyen akuza të ndërsjella për një përpjekje të dështuar për kthimin e negociatave.

Dhe Palmer, për BBC në gjuhën serbe thotë se është e nevojshme të gjendet një rrugë për Beogradin dhe Prishtinën që të kthehen në tryezën e negociatave, përcjell Telegrafi.

“Tarifat që Kosova u ka imponuar produkteve nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina duhet të hiqen dhe dialogu duhet të vazhdojë. Shpresoj se të dy palët mund të arrijnë marrëveshje për normalizimin e plotë dhe se kjo do të ndodhë sa më parë, por nuk do të jepja ndonjë kornizë kohore për këtë. Gjithçka varet nga sa të dyja palët do të jenë të gatshme të vazhdojnë në këtë mënyrë – së pari të kthehen në negociata dhe pastaj të arrijnë një marrëveshje”, citohet të ketë thënë Palmer.

Shtetet e Bashkuara janë këtu, thotë ai, si një partner që mbështet procesin dhe do të bëjë gjithçka për të inkurajuar dhe lejuar të dyja palët të arrijnë një marrëveshje.

“Kjo është në interesin e tyre dhe është në interes të të gjithë rajonit, BE-së dhe Shteteve të Bashkuara”.

Diplomati amerikan kishte dhënë një mesazh të njëjtë edhe kur ishte në terren, kur vizitoi Beogradin dhe Prishtinën në mes të qershorit dhe u takua me zyrtarë të shumtë. 

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, ai ka thënë se është njohja reciproke, si dhe që Prishtina dhe Beogradi të “vendosin dhe të bien dakord për të” nëse marrëveshja e ardhshme për normalizimin e marrëdhënieve të përfshijë çështjen e demarkacionit të kufirit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Lajme
Dy gra në Kaçanik raportojnë se janë dhunuar nga i njëjti person, arrestohet i dyshuari

Dy gra në Kaçanik raportojnë se janë dhunuar nga i njëjti person, arrestohet i dyshuari

Kronika e Zezë
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Një grua humbi jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë, Policia po heton rastin

Një grua humbi jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë, Policia po heton rastin

Kronika e Zezë
Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore

Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Kalo në kategori