Facebook do të punojë në identifikimin dhe largimin e videove me fytyra të manipuluara (Video)
Rrjeti social Facebook, do të ketë rregulla të reja për të ashtuquajturat deepfake.
Mark Zuckerberg ka thënë se kompania është duke punuar, për të identifikuar dhe larguar videot me fytyra të manipuluara, që janë realizuar me ndërhyrjen e inteligjencën artificiale, transmeton Telegrafi.
“Duhet që së pari të identifikojmë, nëse është deepfake dhe thotë diçka, që protagonisti nuk e ka thënë kurrë. Tashmë një ekip është duke punuar në këtë drejtim, duke larguar të gjitha materialet, me ndërhyrje” ka thënë Zuckerberg.
Mirëpo, kreu i Facebookut, ka thënë se ka shumë raste, kur në video largohen disa pjesë, duke ia humbur përmbajtjen e vërtetë, që në fakt nuk janë deepfake, megjithëse edhe ato pritet të largohen.
Si viktimë e këtij manipulimi ka qenë edhe Nancy Pelosi, Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në Shtëpinë e Bardhë, manipulimet e fytyrës së të cilës, Facebook nuk i largoi për një kohë.
Megjithëse intervistën e saj e kishin bërë që të dukej sikur ishte e dehur, rrjet social nuk e largoi për një kohë, derisa u vendos se është deepfake dhe u ngadalësua shpërndara në News Feed.
Në fillim të muajit, dikush e kishte manipuluar edhe fytyrën e Zuckerberg, ndërsa Facebook vendosi të mos e largonte materialin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëiPhone Slim po vjen dhe do të jetë modeli më i shtrenjtë në seri
Google Maps zbulon përditësimin më të fundit
Imazhet e zbuluara të iPhone 16 Pro Max tregojnë se ekrani i madh mund të mos jetë i vetmi ndryshim shqetësues
Mësohet koha kur do të dalë GTA VI
Katër të rinj nga Kosova në garë për 100 mijë dollarë për turnirin e lojës PUBG
Mbyllja e internetit Starlink në Sudan rrezikon "dënimin" e miliona sudanezëve, paralajmërohet Musk
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare