LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi me mesazh pas harmonizimit të Ligjit për Sponzorizim

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi me mesazh pas harmonizimit të Ligjit për Sponzorizim

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka reaguar pas votimit të ligjit për harmonizimin e Sponzorimit në Kulturë dhe Sport.

Kuvendi i Kosovës ka votuar pro kalimit të Ligjit për Harmonizimin e Sponzorizimeve me 74 vota pro dhe dy abstenime.


Ky votim i ligjit ka bërë që shumë figura të njohura të sportit të gëzohen dhe të reagojnë.

Kalon Ligji për Sponsorizime në Sport
Lexo po ashtu Kalon Ligji për Sponsorizime në Sport

I fundit është edhe presidenti i FFK-s, Agim Ademi, i cili ka thënë se votimi i këtij ligji është një shtyje për sportin, ndërsa i ka falënderuar të gjithë.

Mesazhi i presidentit Ademi pas votimit për harmonizimin e Ligjit të Sponsorizimit

Votimi i amendamentit 5 të Ligjit për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave nga deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, i cili mundëson harmonizimin dhe zbatimin në praktikë të Ligjit për Sponsorizim, është njëri prej lajmeve më të mira që ka marrë sporti tash e shumë vjet.

Miratimi i këtij ligji nga deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, i jep një shtytje të madhe zhvillimit të sportit, me theks të veçantë futbollit, i cili është sporti me shtrirjen më të gjerë dhe më i popullarizuari në vendin tonë.

Prandaj, në emër të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, klubeve dhe gjithë komunitetit të futbollit, falënderoj të gjithë deputetët e Kuvendit që morën pjesë në seancën e sotme dhe i dhanë përkrahje këtij amendamenti, me çka i hapet rruga zhvillimit të hovshëm të sportit në vendin tonë.

Jam i bindur se tani e tutje njerëzit e biznesit do të joshen edhe më shumë për të qenë afër sportit, kurse ata që ishin deri më sot do t’i rrisin investimet e tyre në klube.

Për më shumë se dy dekada biznesmenë e njerëz të vullnetit të mirë nuk kursyen as metalikun e fundit për ta mbajtur gjallë sportin, për çka gjithmonë do t’u jemi mirënjohës për mbështetjen dhe sakrificën e tyre financiare.

Në këtë ditë të veçantë uroj të gjitha federatat, klubet dhe sportistët për harmonizimin e këtyre dy ligjeve dhe uroj të na prijë e mbara drejt sukseseve tjera në arenat sportive.

Vazhdojmë me krenari e përgjegjësi ta përfaqësojmë atdheun tonë!

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori