LAJMI I FUNDIT:

Grubi: Memedi duhet ta tërheq dorëheqjen për të mirën e RDK-së

Grubi: Memedi duhet ta tërheq dorëheqjen për të mirën e RDK-së

Deklarata e Vesel Memedi është e nxituar, shpresoj që do të mendohet dhe të ndryshoj vendimin dhe do të tërheqë dorëheqjen, tha Artan Grubi i BDI-së, lidhur me deklaratën e djeshme të liderit të RDK-së se përfaqësuesit e partisë së tij do të braktisin të gjitha funksionet për shkak të revoltës nga shkarkimi i ministrit të vetëqeverisjes lokale, Suhejl Fazliu, i cili është nga radhët e tyre.

Grubi tha sot se ndonëse ai nuk mori pjesë në bisedime, ai e di se RDK-së iu ofrua një post ministror pa resor në vend të Sapuriqit.


Memedi: Japim dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha postet në Qeveri (Video)
Lexo po ashtu Memedi: Japim dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha postet në Qeveri (Video)

“E shikuat se edhe pa Memedin kemi shumicë”, u përgjigj Grubi në pyetjen se si e pasqyruar dorëheqja në shumicën parlamentare, por shtoi se tërheqja e dorëheqjes do të ishte në dobi të partisë së RDK-së./Telegrafi/