LAJMI I FUNDIT:

Presidenca konfirmon takimin Meta-Basha, presin që edhe kryeministri Rama të gjejë kohë

Presidenca konfirmon takimin Meta-Basha, presin që edhe kryeministri Rama të gjejë kohë

Nesër në Presidencën e Shqipërisë do të zhvillohet një takim midis Ilir Metës dhe kryeopozitarit Lulzim Basha, ky infomacion është konfirmuar së fundmi nga zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta i ka ftuar zyrtarisht në takim kryetarin e Partisë Socialiste dhe kryetarin e Partisë Demokratike për të biseduar për situatën politike në vend. Takimi me z.Basha është fiksuar të zhvillohet nesër në ora 09:00”, thuhet në reagimin e Blushit.

Sa i përket refuzimit të kryeministrit Edi Rama për t’u takuar nesër me Metën, pasi ftesa i është dërguar edhe atij, në reagimin e Presidencës thuhet se janë në pritje që kryeministri të gjejë kohë.


“Duke qenë në dijeni që z.Rama është i zënë me takime, Presidenti do të jetë nesër në zyrë nga ora 05:00 deri në ora 13:00 duke pritur sërish që kryeministri të gjejë kohë”, thuhet në reagimin e Tedi Blushit.

Presidenti Meta fton kryeministrin Rama në takim, ky i fundit i thotë se është i zënë
Lexo po ashtu Presidenti Meta fton kryeministrin Rama në takim, ky i fundit i thotë se është i zënë

Kjo është ftesa e parë zyrtare që Ilir Meta u drejton kryetarëve të PS dhe PD për të gjetur një zgjidhje mbi krizën, e cila mori një tjetër dimension pas dekretit për shfuqizimin e 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Lajme
Kalo në kategori