LAJMI I FUNDIT:

Duke dashur ta kapë topin në pishinë, njëvjeçari bie në ujë – babai i tij reagon në sekondën e fundit për ta shpëtuar (Video)

Duke dashur ta kapë topin në pishinë, njëvjeçari bie në ujë – babai i tij reagon në sekondën e fundit për ta shpëtuar (Video)

Një baba në Florida të SHBA-së është duartrokitur nga shumë njerëz që kanë pasur rastin ta shohin videon, ku shihet se si reagon me shpejtësi duke kërcyer rrethojën mbi një metra të lartë për t’u hedhur në pishinë për ta shpëtuar djalin njëvjeçar që rrezikohej të mbytej në ujë.

Videoja shfaq Albert Passvantin dhe familjarët e tij, duke shijuar në maksimum një ditë me diell në pishinën e shtëpisë së tyre në West Balm. Djali i tij Rocco mund të shihet se si ecë pranë pishinës duke u munduar ta mbërrij një top në ujë, transmeton Telegrafi.


Papritmas, Rocco rrëshqet dhe bie në ujë, por Albert ishte vigjilent. Ai kërceu rrethojën dhe u fut në pishinë për ta nxjerrë të birin që sigurisht se do ta paguante me jetë, po të mos ishte reagimi i shpejtë e babait të tij.

“Në atë moment që e shihni fëmijën tuaj në rrezik, ju vjen një lloj fuqie e ngjashme me atë të supermenit. As që më ka shkuar ndonjëherë në mendje që do të mund të reagojë aq shpejtë”, ka deklaruar Passvantin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa

"Zhduken" afro 500 mijë dollarë të ndara për rindërtimin e një qyteti ukrainas

Botë
Kalo në kategori