LAJMI I FUNDIT:

Pacolli për “katastrofën humanitare” në veri: Bashkësia ndërkombëtare ta dënojë përpjekjen e Serbisë për ta destabilizuar Kosovën

Pacolli për “katastrofën humanitare” në veri: Bashkësia ndërkombëtare ta dënojë përpjekjen e Serbisë për ta destabilizuar Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj skenarit të Serbisë për “katastrofën humanitare në veri”.

Pacolli përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se nuk ka krizë humanitare që nga viti 1999, kur forcat serbe u larguan nga Kosova dhe nuk do të ketë kurrë një krizë të tillë.

Ai i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të monitorojnë këtë përpjekje nga Serbia për të destabilizuar Kosovën dhe ta dënojnë atë.


“Qeveria serbe, mediat e kontrolluara në Serbi dhe politikanët kukulla të Beogradit në veri kanë filluar një fushatë lajmesh të rreme për të krijuar histeri kinse që ekziston një krizë humanitare në veri. Playbacku i Millosheviçit tani i dirigjuar, është i njohur për Kosovën.

Ne do të kundërshtojmë këtë propagandë që ka për qëllim krijimin e tensioneve dhe incidenteve në Kosovën veriore. Nuk ka krizë humanitare që nga viti 1999 kur forcat serbe u larguan nga Kosova dhe nuk do të ketë kurrë një krizë të tillë. Kosova do të kujdeset për të gjithë qytetarët e saj.

Në Kosovën veriore ka mjaft produkte dhe medikamente.

Unë i bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të monitorojnë këtë përpjekje nga Serbia për të destabilizuar Kosovën dhe ta dënojnë atë”, ka shkruar në Facebook, Pacolli.

Ndryshe edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ka folur për skenarin e Serbisë rreth një “katastrofe humanitare” në veri të vendit.

Haradinaj për "katastrofën humanitare" në veri: Nuk do të lejojmë të ndodh një gjë e tillë
Lexo po ashtu Haradinaj për "katastrofën humanitare" në veri: Nuk do të lejojmë të ndodh një gjë e tillë

Haradinaj ka thënë se janë në dijeni për një plan të tillë të improvizimit të një krize humanitare.

“Kemi prova edhe të këtij skenari, njerëz të involvuar. Nuk do të lejojmë që të mungojë asnjë produkt sepse ata janë qytetarë të Kosovës do ti dekonspirojmë këto veprime të tilla që janë të çuditshme”, ka thënë Haradinaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori