LAJMI I FUNDIT:

Erdogan: Porosia e sistemit rus S-400 do të arrijë muajin e ardhshëm

Erdogan: Porosia e sistemit rus S-400 do të arrijë muajin e ardhshëm

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se vendi i tij do të fillojë të pranojë porosinë e sistemeve të mbrojtjes ajrore ruse S-400 në muajin korrik.

“Sistemet e mbrojtjes ajrore S-400 që i kemi porositur, shpresojmë të fillojmë t’i marrim muajin e ardhshëm”, i tha presidenti Erdogan grupit parlamentar të Partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).


Ai tha se çështja e sistemit të mbrotjes S-400 lidhet drejtpërdrejt me të drejtat e sovranitetit të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne nuk do të hedhim hap prapa nga kjo”, theksoi Erdogan.

Tensionet midis SHBA-ve dhe Turqisë janë përshkallëzuar në muajt e fundit lidhur me blerjen e sistemit të mbrojtjes S-400, për të cilën Washingtoni thotë se do të rrezikonte rolin e Turqisë në programin e fluturimit F-35 dhe mund të shkaktonte sanksione.

Pas përpjekjeve të dështuara për të blerë sistemin e mbrojtjes ajrore nga SHBA-të, Ankaraja në vitin 2017 vendosi të blejë sistemin S-400 nga rusët.

Zyrtarët amerikanë i kërkuan Turqisë të blinte raketat Patriot të SHBA-ve, duke argumentuar se sistemi rus do të ishte i papajtueshëm me sistemet e NATO-s dhe do të ekspozonte programin e fluturimit F-35 ndaj nënshtrimit të mundshëm rus.

Megjithatë, Turqia theksoi se S-400 nuk do të integrohet në sistemet e NATO-s dhe nuk do të përbëjë një kërcënim për Aleancën.

Turqia ka kërkuar formimin e një komisioni për të sqaruar çdo çështje teknike, por SHBA nuk ka reaguar ndaj këtij propozimi.

Në trend Botë

Më shumë
TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

Azia
Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori