LAJMI I FUNDIT:

Ministri Gashi, xhudistët elitarë do të mbështeten fuqishëm

Ministri Gashi, xhudistët elitarë do të mbështeten fuqishëm

Minisri i Sportit Kujtim Gashi i është gëzuar tej mase sukseseve të sportistëve tanë të cilet po marrin pjesë në lojrat e dyta olimpike në Minsk të Bjellorusisë.

Ai përmes rrjetit social Facebook ka pohuar se “Plot tri medalje në Lojërat Olimpike Minsk 2019. Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Loriana Kuka, plot tri herë ngritët flamuri e Kosovës në Bjellorusi, në vendin që nuk e ka njohur Pavarësinë e Kosovës.


Një përgatitje e jashtëzakonshme e xhudistëve tanë nga Driton Kuka, një trajner i kalibrit botëror të cilin dëshirojnë ta kenë edhe shtetet më të fuqishme të Botës. Një njeri i palodhur i cili ka karakteristika të veçanta dhe i cili din të përgatisë sportistë për medalje e për kampionë ka shkruar ndër të tjera Ministri Gashi.

Tutje, Ministri i Sportit ka shkruar se “Majlinda Kelmendi, mbretëresha dhe heroina e Kosovës e dëshmuar edhe në Lojërat Olimplike ku për herë të parë e bëri Kosovën me medalje të artë, njëjtë edhe në këtë Kampionat Evropian e fitoi Medaljen e artë, Nora e Akil Gjakova, Distria, Erza, Loriana, Shpati e xhudistë tjerë, padyshim janë shpresë për vendin tonë”.

“Si ministër i Sportit, zotohem se këta sportistë elitarë të prirë nga Majlinda e të udhëhequr nga Toni, jo vetëm se do të përkrahen ashtu sikur deri më tani, por kjo mbështetje do të jetë edhe më e fuqishme, krahas punës dhe suksesit deri te pika kulmimante e tyre”, ka theksuar Gashi në postimin e tij në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Ligue 1
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori