LAJMI I FUNDIT:

Vaji i ullirit “Made in Albania”, rritje e eksporteve në disa vende të botës

Vaji i ullirit “Made in Albania”, rritje e eksporteve në disa vende të botës

Shqipëria po zgjeron sipërfaqet e mbjella me ullinj ndërsa prodhimi i vajit të ullirit “Made in Albania” po njeh rritje nga viti në vit.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, në vitin 2018 u prodhuan 117 mijë e 573 tonë ullinj, duke shënuar një rritje prej 9,04%, krahasuar me një vit më parë.

Niveli më i lartë i prodhimit të ullirit u arrit në qarkun e Beratit me 37 mijë e 340 tonë, pasuar nga qarqet Fier me 31 mijë e 496 tonë dhe Vlorë me 15 mijë e 023 tonë.


Prodhimi vendas i ullinjve, mbulon nevojat e konsumit në tregut vendas dhe një pjesë e konsiderueshme e këtij prodhimi kalon në përpunim për vaj ulliri.

Sipas INSTAT, ndaj prodhimit total të ullirit, 79% përfaqësohet nga ullinjtë për vaj dhe 21% nga ullinjtë për tavolinë.

Investimet në industrinë përpunuese të vajit të ullirit, kanë përmirësuar cilësinë e standardet e këtij produkti i cili tashmë është mjaft i kërkuar për eksport edhe në tregjet europiane.

Shqipëria ka rritur eksportin e vajit të ullirit gjatë vitit të kaluar. Nga të dhënat e Ministrisë së Bujqësisë rezulton se prodhimi i vajit të ullirit në dy vitet e fundit ka pësuar një rritje me 10 mijë tonë.

Shqipëria e eksporton vajin e ullirit kryesisht në Kosovë dhe Maqedoni, por nuk mbeten pas edhe vende si Kenia, Shtetet e Bashkuara apo Britania.

Kultura e ullinjve në Shqipëri është një traditë shekullore, vlera dhe rëndësia e këtij prodhimi vitet e fundit po mbështetet intensivisht edhe nga qeveria.

1 milion euro është fondi i akorduar këtë vit si grante për projektin “Zhvillimi i qëndrueshëm i sektorit të ullirit”, që mbështet fermerët për shtimin e sipërfaqeve të mbjella me ullinj, për përmirësimin e mekanizimit dhe rritjen e kapaciteteve të prodhimit të vajit të ullirit. /ATSH/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Edhe sllovenët bojkotojnë dyqanet shkaku i çmimeve të larta

Edhe sllovenët bojkotojnë dyqanet shkaku i çmimeve të larta

Botë
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s

Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s

Ekonomi
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”

evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”

Ekonomi
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Ekonomi
Inter City - Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës

Inter City - Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës

Ekonomi
Evropiani më i pasur,

Evropiani më i pasur, "i zemëruar me qeverinë franceze" - mendon të investojë më shumë në Amerikën e Trumpit

Botë
Kalo në kategori