Lëvizja Besa kërkon nga kryeministri Zoran Zaev që të respektojë marrëveshjen e kushtëzuar me ndryshimet kushtetuese, për vendosjen e grafës së përkatësisë etnike në letërnjoftime. Nga partia e Bilall Kasamit thonë se ndryshimet në Ligjin për letërnjoftime duhet bërë para miratimit të Ligjit për regjistrimin e popullsisë.
“Nga java që vjen do t’i drejtohemi Qeverisë për të marr informacione se kur do të futen në procedurë parlamentare ligjet për të cilët jemi marrë vesh gjatë ndryshimeve kushtetuese. Prioritet të veçantë kanë Ligji për letërnjoftime ku duhet të shkruaj edhe grafa e përkatësisë etnike, por edhe certifikatat e lindjes si dy dokumente bazë nga të cilat mund të nxirren edhe informacione relevante mbi numrin e popullsisë”, theksoi Abdush Demiri, zëdhënës i Lëvizjes Besa
Qeveria akoma nuk ka propozim konkret. Sipas organit ekzekutiv, trupat qeveritar janë duke shqyrtuar ligjin, por nuk jepet datë konkrete kur pritet që propozimet të dorëzohen në Kuvend.
Nga trupat qeveritar është duke u analizuar mundësia e realizimit të kësaj marrëveshje. Duhet pasur parasysh se gjatë realizimit të saj duhet analizuar përshtatja me legjislaturën vendase duke respektuar edhe standardet Evropiane. Shpresojmë që së shpejti kjo iniciativë do të jetë në procedurë qeveritare”, deklaroi Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë
Në fazën e ndryshimeve kushtetuese, deputetët e Lëvizjes Besa kushtëzuan votat për emrin e ri të shtetit duke kërkuar saktësimin e shtetësisë për shqiptarët me “qytetar i Maqedonisë së Veriut”, ndërsa në mënyrë plotësuese kërkuan edhe përfshirjen e përkatësisë etnike në letërnjoftime. Zaev aso kohe kishte garantuar dhe deklaruar se marrëveshja do të realizohet pas përmbylljes së ndryshimeve kushtetuese. Procesi u shty për pak muaj si pasojë e zgjedhjeve presidenciale. Me ndryshimet e parapara sipas marrëveshjes, në letërnjoftime do të shkruaj përkatësia etnike, ndërsa qytetarët do të kenë të drejtë ekskluzive që përmes plotësimit të formularit gjatë aplikimit të kërkojnë ose jo që në dokumentet e identifikimit t’i shkruaj përkatësia etnike. Lëvizja Besa paralajmëron se të njëjtën gjë do ta kërkojë edhe në certifikatat e lindjes./alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Privohet nga liria 51 vjeçari nga Tetova, policia i gjeti armë dhe municion
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
“Gati shqipe”, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj