LAJMI I FUNDIT:

Nikolloski: Nëse LSDM heq dorë nga plani për mbylljen e OBRM-PDUKM-së që nesër mund të dakordohemi për PSP-në

Nikolloski: Nëse LSDM heq dorë nga plani për mbylljen e OBRM-PDUKM-së që nesër mund të dakordohemi për PSP-në

Në intervistë për Alsat MK, nënkryetari i partisë opozitare OBRM-PDUKM, Aleksandar Nikollovski tha se lufta për Prokurorinë Publike është nëse aktivitetet ilegale për mbylljen e OBRM-PDUKM-së do ‘i legalizojmë ose jo.

Sipas tij, nëse pushtet dëshiron të arrijë konsensus për PSP-së, është e normale të pranohet një pjesë e pozicioneve të opozitës, përkatësisht të OBRM-PDUKM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Mospajtimi kryesor është se pushteti kërkon të gjejë mënyrë të legalizohen aktivitetet ilegale të PSP-së. Është paradoks për arsye se institucione që duhej të luftonte aktivitetet ilegale vet ka hyrë në aktivitete ilegale dhe tani pushteti po përpiqet me ligj këtë ta ndryshojë”, thotë Nikollovski.


Nikolloski shtoi se nuk mund të lejohet legalizimi i veprimeve që ka ndërmarrë PSP-ja pas afatit ligjor prej 18 muajve.

Nikolloski foli edhe për betejën që udhëhiqet për aktivitetet ilegale për mbylljen e OBRM-PDUKM-së.

“Nëse LSDM heq dorë nga plani për mbylljen e OBRM-PDUKM-së, mendoj se që nesër mund të dakordohemi për PSP-në”, tha Nikolloski./Telegrafi/