LAJMI I FUNDIT:

Syla: Gjendja në Trepçë nuk është e mirë, prodhimi ka regres

Syla: Gjendja në Trepçë nuk është  e mirë, prodhimi ka regres

Kryesuesi i Bordit Mbikëqyrës të kombinatit Trepça, Ardian Syla, ka thënë se gjendja në ndërmarrje s’është e mirë dhe sa i përket procesit të prodhimit ka regres, në saje të makinerisë së vjetruar dhe mungesë së investimeve në teknologjinë prodhuese.

Sipas tij, pavarësisht ndihmës që kanë marre nga ministria e Zhvillimit Ekonomik, rrogat e minatorëve s’janë të siguruara.

“Trepça në vazhdimësi është subvencionuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, dhe fatkeqësisht ky trend ka vazhduar edhe pse kemi pasi një pjesë subvencioneve nga Qeveria. Ndërmarrja Trepça, është ndërmarrje prodhuese dhe ne varemi ekskluzivisht nga prodhimi, ndërsa pagat nuk e i kemi te siguruara”, ka thënë Syla, i cili ishte i ftuar në emisionin “Java n’Rrokum”.


Duke folur për interesimin e investitorëve të huaj Syla ka thënë se ka mjaftë të interesuar për këtë sektorë, madje ka përmend edhe miliarderin arab, Muhamed Al Barwani, që u takua gjatë javës me ministrin e Zhvillimit Ekonomik.

Miliarderi Al Barwani interesohet për investime në sektorin minerar të Kosovës
Lexo po ashtu Miliarderi Al Barwani interesohet për investime në sektorin minerar të Kosovës

“Ne vazhdimësi ka pasur interesime nga investitorë të huaj. Ne pamë në medie një investitorë potencial që të mërkurën është takuar me ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Lluka, por ne ende s’jemi takuar”, u shpreh Syla.

Ne fund, Syla ka thënë se në mënyrë që të rimëkëmbët Trepça, duhet të rekrutohet fuqia e re punëtore, sepse siç thotë ai pa fuqi të re punëtore s’mund të pritën rezultate më të mira.