LAJMI I FUNDIT:

Pas një vit publikimi, albumi i Bebe Rexhës ka arritur të dëgjohet mbi 1.4 miliardë herë në Spotify

Pas një vit publikimi, albumi i Bebe Rexhës ka arritur të dëgjohet mbi 1.4 miliardë herë në Spotify
Bebe Rexha (Foto: Mike Coppola/Getty Images/Guliver)

Një vit më parë, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, solli albumin e saj “Expectations”, i cili u prit shumë mirë nga fansat e saj.

“Meant to be”, “I’m a mess”, “I got you”, “Kneefs” ishin vetëm disa nga hitet e këtij albumi, të cilin e bënë një prej projekteve më të suksesshëm në karrierën e këngëtares.


Bebe Rexha (Foto: Timothy Hiatt/Getty Images/Guliver)

Tani, një vit pasi është lansuar albumi “Expectations” numëron mbi 1.4 miliardë dëgjime në platformën më të madhe të muzikës në botë, Spotify.

Merr 'propozim për martesë', por Bebe Rexha kërkon unazë dhjetë karatëshe
Lexo po ashtu Merr 'propozim për martesë', por Bebe Rexha kërkon unazë dhjetë karatëshe

Lajmi është bërë i ditur nga një faqe e fansave të këngëtares në Peru, teksa të njëjtin postim më pas Rexha e ka shpërndarë edhe në Twitter dhe Instagram.

Foto: SC/Bebe Rexha/InstaStory

Nga statistika e nxjerra për secilën këngë, sel se “Meant to be” (bashkëpunim me grupin Florida Georgia Line), është kënga më e suksesshme e këtij albumi, e cila në Spotidy është dëgjuar mbi 720 milionë herë.

Bebe Rexha është një prej këngëtareve më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar, këngët e së cilës pëlqehen në masë të madhe nga publiku internacional dhe kjo vërehet edhe nga statistikt e saj në platformat më të mëdha të muzikës. /Telegrafi/

Bebe Rexha (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina

"Vajzat e showbizit marrin shuma të majme parash në Dubai", reagon Kejvina Kthella

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
Kalo në kategori