LAJMI I FUNDIT:

Tranzicioni në FSK, rekrutohen edhe pjesëtarë të komuniteteve pakicë

Tranzicioni në FSK, rekrutohen edhe pjesëtarë të komuniteteve pakicë

Forca e Sigurisë së Kosovës ka vazhduar me pranimin e pjesëtarëve të rinj, rekrutë, të cilët pritet t’i plotësojnë kapacitetet e kësaj Force, që ndodhet në procesin e transformimit në Ushtri të Kosovës. Rreth 700 pjesëtarë të rinj, prej tyre edhe pjesëtarë të komunitetit serb dhe pakicave tjera, i janë bashkuar rekrutimit në Forcën e Sigurisë së Kosovës kohët e fundit.

Me planin gjithëpërfshirës të tranzicionit, planifikohet që numri i pjesëtareve të FSK-së të arrijë në 5 mijë pjesëtarë aktivë dhe 2 mijë e 500 rezervë.

Dritan Gjonbalaj, këshilltar politik dhe zëdhënës i Ministrit të Mbrojtjes, tha për Radion Evropa e Lirë se vetëm ata që kalojnë testet do të bëhen pjesë e FSK-së.


“Në fazën e fundit të rekrutimit, FSK-ja ka pranuar 650 rekrutë të cilët do të kalojnë trajnimin bazik me kohëzgjatje prej nëntë javësh. Grupi i parë prej 350 rekrutëve ka filluar trajnimin bazik. Grupi i dytë do ta vazhdojë në shtator dhe si rrjedhojë në janar të vitit të ardhshëm do të kompletohet ky proces”, tha Gjonbalaj.

Ky proces, sipas zyrtareve në Ministrinë e Mbrojtjes do të zgjas nëntë javë dhe pas kalimit të fazës së trajnimit, rekrutët do të bëhen pjesëtarë të FSK-së.

Gjonbalaj thotë se interesimi i të rinjve ka qenë jashtëzakonisht i madh, duke përfshirë edhe të rinjtë nga radhët e komuniteteve pa përjashtim. Nga 650 rekrutë, 11 për qind, sipas Gjonbalajt. janë nga radhët e komuniteteve joshumicë.

Vitin e kaluar, pas thirrjeve publike të autoriteteve të Beogradit dhe presioneve tjera, dhjetëra pjesëtarë të komunitetit serb ishin detyruar ta lëshonin FSK-në. Por, tani, sipas autoriteteve përgjegjëse, vërehet një trend i ri i përfshirjes së pjesëtarëve të këtij komuniteti.

“Qëllimi i FSK-së është që 10 për qind të pjesëtarëve të jenë nga komunitetet joshumicë, pra ne e kemi kaluar këtë cak. Pjesëtarët e komunitet serb i janë nënshtruar një presioni të madh nga pushteti i Beogradit për të mos u bërë pjesë e FSK-së. Me kënaqësi mund t’ju informojmë se shumë prej tyre kanë aplikuar për rekrutë të FSK-së dhe siç thash në përputhje më fazat strikte të rekrutimit, 25 prej tyre janë pranuar si rekrutë të FKS-së dhe janë duke iu nënshtruar trajnimit bazik”, tha Gjonbalaj.

Në Ministrinë e Mbrojtjes thonë se shumëllojshmëria në Forcën e Sigurisë së është vlerë që çmohet dhe kultivohet. Ata thonë se është punuar dhe po punohet shumë në përfaqësimin e duhur etnik dhe gjinor.

Nga ana tjetër, Rexhep Selimi nga Lëvizja, që është anëtar i Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë, se Qeveria e Kosovës është dashur që të ketë një dinamikë më të shpjet në krijimin e mekanizmave që kërkohen për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Transformimin e FSK-së.

“Duket se nuk ka qenë dinamika nevojshme dhe e mjaftueshme që ne të ishim të kënaqur me ecjet atje. Sido që të jetë ata kanë plane dhe presim që t’i realizojnë. Fazën e parë të planeve që ka qenë përgatitja e strukturës deri më datën 21 maj, duket se nuk e kanë kaluar sepse tash jemi në qershor dhe kemi kaluar më shumë se sa një muaj për të bërë një gjë të tillë”, tha Selimi.

Ministria e Mbrojtjes, sipas Gjonbalajt, tashmë ka përmbyllur fazën e parë të planit gjithëpërfshirës të tranzicionit, dhe se sipas tij, është bërë përgatitja e parë e akteve nënligjore dhe përgatitja e plotë në aspektin administrative për të vazhduar me fazat e tjera.

Kurse deputeti Rexhep Selimi konsideron se edhe me fazën e rekrutimit, punët është dashur të ecin më shpejt.

“Dinamika e rekrutimit do të duhej të ishte më e avancuar, por ne i dimë kapacitet e Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës. Ne i dimë edhe kapacitet trajnuese dhe akomoduese dhe e dimë po ashtu që procesi i rritjes së numrit të pjesëtareve të FSK-së do të jetë në proces në vazhdimësi”.

“Edhe përgatitja e strukturës do të duhej të ishte më e avancuar sesa është tani. Po ashtu edhe në aspektin buxhetor do të duhej Qeveria të ndante fonde shtesë për FSK-në. Në të njëjtën kohë do të duhej të avancojë edhe në pajisje dhe teknologji ushtarake, duke mos përjashtuar as armatimin”, tha Selimi.

Forca e Sigurisë së Kosovës u themelua më 2009 në bazë të Planit të Ahtisaarit, dokument që çoi drejt pavarësimit të Kosovës. Tranzicioni i FSK-së nga një forcë për emergjenca civile në Ushtri, ishte një proces i gjatë që u finalizua në fund të vitit 2018, pas mbështetjes që Kosovës i erdhi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Aktualisht, kjo Forcë është në fazën e transformimit në Ushtri, e cila parashihet të zgjasë nga 7 – 10 vjet. Kjo Forcë, është ngritur nën mbikëqyrjen e NATO-s, por misioni dhe kapacitetet e saj, nuk përkuan me ambicien e institucioneve, që Kosova ta ketë Ushtrinë e saj.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kalo në kategori