LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Qeveria kthen paratë te qytetarët

LSDM: Qeveria kthen paratë te qytetarët

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “paga mesatare është rritur për 2.000 denarë, dhe për herë të parë në shtet kthehen para nga TVSh-ja për qytetarët”.

“Për herë të parë në mënyrë të drejtpërdrejt nga Buxheti i qytetarëve kthehet një pjesë e tatimit të paguar të vlerës së shtuar”, thonë nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë se sipas Entit Shtetëror për Statistika, paga mesatare në muajin prill ka qenë 24.785 denarë dhe është për 3.5 për qind më e madhe se e prillit të vitit 2018.


“Pas disa viteve varfërim dhe stagnim, për vetëm dy vite ekonomia përsëri rritet dhe zhvillohet, kemi ekonomi të vërtetë, konkurrente dhe të fuqishme që krijon mundësi për të gjithë”, thuhet në kumtesën e LSDM duke përmendur të arritur e Qeverisë./Telegrafi/