LAJMI I FUNDIT:

Ushtria e Shqipërisë tregon profesionalizëm në Bullgari (Foto)

Ushtria e Shqipërisë tregon profesionalizëm në Bullgari (Foto)

Ministrja e Mbrojtjes në Qeverinë e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka thënë se batalioni i III-të i këmbësorisë në Poshnje, tregoi nivel të lartë përgatitjeje në një nga stërvitjet e përbashkëta më të mëdha rajonale.

Ajo ka shkruar në Facebook se stërvitja “Strike Back 19” ndodhi në Novo Selo të Bullgarisë, ku morën pjesë rreth 800 trupa nga pesë vende të ndryshme.

“Djemtë tanë përmbushën me sukses qëllimin kryesor të stërvitjes; ndërveprimin dhe bashkëpunimin me aleatët e NATO-s në fushën e betejës”, ka shkruar ajo në Facebook, ku ka postuar edhe disa fotografi nga stërvitja. /Telegrafi/