Ndaj vendimit të gjykatës për rastin e Almirit kanë reaguar partitë politike shqiptare. Ata thonë se kjo është dukuri e drejtësisë selektive në vend. Partia shqiptare në pushtet BDI-ja thotë se është i papranueshëm një vendim i tillë, duke kërkuar ndërprerjen e vendimeve diskriminuese të gjykatave në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
“Vendimi skandaloz i gjykatës që dëshmon aplikimin e drejtësisë selektive në vend në vazhdimësi. Një vendim për maqedonasin, tjetër për shqiptarin është e papranueshme dhe prandaj nevojitet veting i menjëhershëm për ta ndërprerë këtë praktikë diskriminuese dhe selektive në gjykata”, thonë nga BDI.
Almiri u vra për herë të tretë, thonë nga Aleanca për Shqiptarët duke theksuar mos marrjen parasysh të provave nga gjykata dhe duke e kritikuar dënimin e shqiptuar ndaj familjarëve të Almirit.
Jemi dëshmitar se edhe kësaj radhe vendosi drejtësi të njëanshme, për herë të tretë e vrau Almirin e vogël duke i dhënë dënimin minimal vrasësit Boban Iliçit por edhe më e keqja duke i dënuar edhe familjarët e Almirit të vogël. Me shpalljen e aktgjykimit u pa qartë se kishte të bënte me një dënim jo i bazuar në fakte dhe dëshmi te cilat dëshmi saktë e caktojnë kush ishte vrasësi dhe kush ishte i dëmtuari”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.
Për Lëvizjen Besa, dënimi ndaj Boban Iliç me vetëm 6 vjet burg tregon se ky rast është proces i montuar politikisht, sikurse edhe shumë raste të tjera.
“Lëvizja BESA dënon ashpër vendimet selektive të gjykatave dhe vlerëson se ky është, edhe një proces i radhës i montuar politikisht. Kërkojmë nga të gjithë institucionet kompetente, të marrin seriozisht rastet e ndjeshme si të Almirit, të zbardhen plotësisht dhe të mos ketë drejtësi selektive, ndryshe për shqiptarët dhe ndryshe për maqedonasit”,thonë nga Lëvizja Besa.
Nga Alternativa thanë se me gjykimin e sotëm Maqedonia e Veriut edhe një herë dëshmoi se nuk i përmbush standardet evropiane të drejtësisë.
“Shqiptimi i sotëm i dënimit për vrasësin e Almir Aliut, një masë shpërblyese për veprën e kryer, edhe një herë dëshmoi se Maqedonia e Veriut le që nuk i përmbush standardet evropiane të drejtësisë, por me gjykime të këtilla etnike, ku shqiptarët për vrasje aksidentale dënohen me dënime të përjetshme, ndërsa maqedonasit për vrasje të qëllimshme gjykohen si për kundërvajtje në trafik, njëherazi flet edhe se drejtësia e vendit tonë mund të barazohet vetëm me vende si Koreja e Veriut”, thonë nga Alternativa.
Partitë vlerësojnë gjithashtu se me këtë vendim të Gjykatës së Kumanovës, dëshmohet edhe një herë se reformat në gjyqësorë kanë shënuar ngecje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'