Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” ka filluar me testimin e linjës magjistrale për furnizimin e Fushë Kosovës me ujë të pijshëm.
Për të parë nga afër këtë proces, në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Kryeshefi ekzekutiv i kësaj kompanie, banorët e bizneset e asaj ane u panë fortë të kënaqur me realizim e këtij projekti elementar.
Drejtori i ujësjellësit rajonal Prishtina, Ilir Abdullahu, mëngjesin e së premtes e nisi krejt më ndryshe nga ditët tjera.
Fusha Kosova nga e premtja do të furnizohet me ujë të pijshëm 24 orë. Për këtë Abdullahu u shpreh i kënaqur, duke dal edhe vet në terren për të lëshuar ujin.
“Kemi filluar t’i hapim valvulat. Me këtë rast do të furnizohet me ujë edhe pjesa e poshtme e Fushë Kosovës. Ndërtimet e pasluftës për fat të mirë janë furnizuar me ujë 24 orë nga Shkabaj”, thotë për RTV Dukagjinin, Ilir Abdullahu.
Ismet Xheladini, ka mbi 40 vite që punon në Kompaninë Rajonal të Ujësjellësit, po ndjehet mirë që pak muaj para pensionimit, ka kontribuar në këtë furnizim.
“Jam tejet i lumtur që prita këtë ditë për t’i furnizuar pandërprerë me ujë edhe këta banorë sepse kanë pasur probleme me dekada për ujë”, shprehet Ismet Xheladini.
E ata të cilët kishin më ës shumti problemin me ujë të pijshëm, tani më nuk do ta kenë këtë telash.
“Kjo na gëzon pa masë nëse është e vërtet që do të kemi furnizim me ujë pandërprerë”, shprehet qytetari Selatin Kadriu.
Edhe për bizneset realizimi i këtij projekti është i mirëseardhur.
“Projektin e presim me gëzim sepse Fushë Kosova ka pasur problem me ujë. Është një qytet në rritje e sipër dhe i nevojitet një furnizim i mirë me ujë”, thotë Osman Gurra.
Ky projekt i rëndësishëm për komunën e Fushë Kosovës, ka një kosto prej 350 mijë eurosh. E KRU “Prishtina”, vazhdimit bën thirrje që të kursehet uji i pijshëm, në mënyrë që të mos ketë mungesë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje