LAJMI I FUNDIT:

Përfundon NBA-Draft, mësohen emrat e 60 basketbollistëve të rinj të ligës më të fortë në botë

Përfundon NBA-Draft, mësohen emrat e 60 basketbollistëve të rinj të ligës më të fortë në botë

Kur është fjala për yllin kryesor të mbrëmjes, New Orleans Pelicans zgjodhën Zion Williamson.

“Pelikanët” ashtu siç pritej vendosën për ish-studentin e Duke Uniteversity, i cili pati paraqitje fantastike në shkollë të mesme dhe më pas në kolegje.


Williamson pritet të jetë një ndër lojtarët më të mirë në botën e NBA-s, pasi që është lojtari i parë i basketbollit që ka tërhequr ka shumë vëmendjen e mediave pas LeBron Jamesit.

Tre pikat e parë të draftit të këtij viti ishin 99 për qind të njohur, ku Ja Morant, siç pritej, përfundoi në Memphis Grizzlies dhe RJ Barrett në New York Knicks.

Grizzlies dhe Nicks morën atë që donin dhe ata janë lojtarë të rinj të talentuar, të cilët parashikohen të bëhen një ditë super yje në ligën NBA.

Para nisjes së përzgjedhjes së lojtarëve pamë disa tregti në të cilën Cleveland Cavaliers morën Darius Garlandin ndërsa Minesotta Timberwolwes morën pikun e gjashtë, ku zgjodhën Jarrett Culver.

Ndryshe, vlen të theksohet se kampioni aktual i NBA-s është Toronto Raptors, e cila për herë të parë e ka fituar trofeun e çmueshëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

La Liga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ligat tjera
Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

La Liga
Kalo në kategori