LAJMI I FUNDIT:

Kusari-Lila: Do të ketë zgjedhje në vjeshtë, Kadri Veseli e ka nis fushatën

Kusari-Lila: Do të ketë zgjedhje në vjeshtë, Kadri Veseli e ka nis fushatën

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, është shprehur e bindur se në vjeshtë do të ketë zgjedhje dhe sipas saj tashmë fushatën e ka hapur kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Ajo duke folur në RTK , ka thënë se kjo verë do të jetë e fundit për këtë legjislativ dhe ekzekutiv, dhe deputetët po presin që t’i bëjnë dy vjet e një ditë mandate në mënyrë që të shkohet në zgjedhje.


“Vjeshta do të jetë me zgjedhje të parakohshme, për këtë dje ka hapur fushatën kreu i PDK-së, Kadri Veseli, duke larguar nga detyra ata zyrtarë të kësaj partie që dyshohen dhe kanë aktakuza për korrupsion”, ka deklaruar Kusari-Lila.

Ajo ka thënë se Kuvend e Qeveri më të dobët Kosova nuk ka pasur deri me tash, dhe sipas saj sa më shumë që të zgjatet kjo qeveri aq më të mëdha do të jenë dëmet.

Kusari- Lila ka folur edhe për padinë që e ka fituar pjesërisht ndaj Ardian Gjinit për shpifje, duke thënë se do të apeloj vendimin dhe do të kërkojë që padinë ta fitojë komplet.

Sipas Kusari-Lilës qeverisja në Gjakovë është për keqardhje dhe shumë e dëmshme.

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori