LAJMI I FUNDIT:

Sead Koçan më 17 korrik duhet të paraqitet në burg për të vuajtur dënimin

Sead Koçan më 17 korrik duhet të paraqitet në burg për të vuajtur dënimin

Gjyqtari për ekzekutimin e sanksioneve pranë Gjykatës Penale – Shkup, kompetent për veprim në rastin e PSP-së “Trust”, ka përgatitur aktin udhëzues për Sead Koçanin.

Sipas aktit, ai më 17 korrik duhet të paraqitet në burg për vuajtjen e dënimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Koçan me aktgjykim të plotfuqishëm është dënuar me katër vjet e tetë muaj burg, pasi Gjykata e Apelit në muajin mars ia uli dënimin nga gjashtë vite, për shkak të keqpërdorimit të furnizimeve publike në korrik të vitit 2018.


Sipas aktakuzës së PSP-së, Sead Koçan me dokumente të rrejshme ka fituar tender nga ELEM-i në velrë prej 17.3 millionë eurove./Telegrafi/

Gjykata e Apelit ia ulë dënimin Sead Koçanit në rastin “Trust”
Lexo po ashtu Gjykata e Apelit ia ulë dënimin Sead Koçanit në rastin “Trust”