LAJMI I FUNDIT:

​Duka letër Ramës: Nuk është turp të tërhiqesh

​Duka letër Ramës: Nuk është turp të tërhiqesh

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka në një letër publike drejtuar kryeministrit Edi Rama, tashmë si mik i tij, me të cilin ka ndarë momente jete, shkruan se përplasja po bëhet e pashmangshme, sepse tensioni po shtohet nga ora në orë.

Duka i drejtohet Ramës duke thënë se nuk është turp që të tërhiqet tani dhe nuk ka asnjë lavdi në mbajtjen e pushtetit me çdo mjet.

Letra e Dukës drejtuar Ramës:


“I dashur Edi,

Ndryshe nga ty, nuk kam qenë kurrë i aftë të ndaj politikën nga miqësia, por, ashtu si ty, nuk kam bërë ndonjëherë politikë me dimensionin privat të miqve apo kundërshtarëve. Sot po e thyej këtë rregull dhe po të shkruaj si mik, si një person me të cilin më ka lidhur jo vetëm puna por edhe momente jete.

Nuk di nëse po të keq këshillojnë apo nëse pushteti të ka hequr aftësinë për të parë qartë atë që po ndodh; por më lejo të të them se je bërë i mirë i botës, të paktën i atyre që të rrethojnë sepse nga ty varen privilegjet dhe suksesi që gëzojnë, dhe i keqi i vetes.

Situata në vend po përkeqësohet nga ora në orë, dhe tashmë përplasja duket e pashmangshme. Paraardhësit e tu, pa asnjë përjashtim, janë ndodhur përballë mundësisë së humbjes së pushtetit. Megjithatë, Nano, Meta, Berisha, në mënyrat e tyre, kanë ditur të bëjnë një hap pas. Për këtë arsye, qytetarët janë treguar bujar me ta, edhe kur kanë gabuar, madje u kanë dhënë besimin për t’i qeverisur sërishmi.

Nuk është turp të tërhiqesh dhe nuk ka asnjë lavdi në mbajtjen e pushtetit me çdo mjet. Sepse e vetmja gjë që të përket është familja jote dhe nderi yt, gjithë të tjerat janë të përkohshme dhe mbi të gjitha janë të shqiptarëve. Herët apo vonë do të duhet t’i dorëzosh, veçse mënyra se si e bën këtë dorëzim do të jetë domethënëse për interesin e vendit.

Nëse vazhdon kështu, kam frik se do të jesh ti vetë kurbani që lips fundi i tranzicionit. Bëj që kurban të bëhet pushteti yt, jo ti, jo vendi ynë.

Reflekto robo, je ende në kohë për të bërë gjënë e duhur.

Goni”. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori