LAJMI I FUNDIT:

Ismaili kërkon nga baballarët të jenë më të pranishëm te fëmijët

Ismaili kërkon nga baballarët të jenë më të pranishëm te fëmijët

Në kuadër të Muajit të Prindësisë, ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili së bashku me gruan e tij, Arizona Bërdynaj kanë marrë pjesë në një bashkëbisedim me prindërit e ri, në kuadër të projektit të UNICEF-it në Kosovë.

Ministri Ismaili duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve, foli për shumë çështje që kryesisht kanë të bëjnë me qasjen e baballarëve në rritje të fëmijëve. Mirëpo,  ai foli dhe për shëndetësinë në nivel vendi.

I pari i shëndetësisë tha se ka ardhur koha që gjithë baballarët të jenë më të pranishëm te fëmijët.


Ai mes tjerash theksoi se asnjë prind nuk e ka ekskluzivin e rritjes së një fëmije dhe duhet që bashkërisht me bashkëshortet të bëhet një normë e re.

“Realisht, ne e dimë kulturën ku jetojmë dhe fillimi i ndryshimeve fillon nga vetvetja në çdo çift. Ne realisht jetojmë, jemi një çift më i ri. Mirëpo, ekziston dhe ka hapësirë për të gjithë prindërit, baballarët për t’u involvuar qoftë në kohët siç e tha dhe Arizona, janë kohë ndoshta stresuese për fëmijët ndoshta është më e lehtë për të dy prindërit. Asnjëri prind nuk ka ekskluzivitet, por në ushqim në mirëmbajtje në edukim në zhvillimin e aftësive të tyre të lexuarit nuk ka ekskluzivitetin dhe kjo është ajo norma që duhet ta ndërrojmë sot”, tha ai.

Ministri foli edhe për listën esenciale të barnave ku tha se me anë të udhëzimit administrativ do të ulen çmimet e barnave në nivel vendi.

“Udhëzimi administrativ, që e kam shkruar, do t’i lirojë të gjitha barnat në gjithë Republikën e Kosovës. Kemi bërë llogaritjet, ne paguajmë 10 milionë euro më shumë në barna se të gjithë qytetarët e Maqedonisë ose Shqipëri. Udhëzimi administrativ do t’i lirojë barnat dhe të nivelizojë një barnatore në Prishtinë dhe një në fshat të thellë do të jenë njëjtë”, tha ai.

Ndërkaq, Arizona Bërdynaj tregoi mbështetjen që ka marrë nga bashkëshorti, ministri Ismaili në procesin e rritjes së fëmijëve.

“Direkt po, Urani është involvuar shumë në procesin e ndërrimit të natës. Normal që gji-dhënia, ti je më aktive shumë. Mirëpo, është një fat i mirë që ne kur të lindim pushojmë dhe këtëanuk pushojnë, sepse është dashur që Urani të fillojë punën, është një mirëkuptim”, tha ajo.

Ndryshe, prej datës 1 deri më 30 qershor njihet si Muaji i Prindësisë. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Kalo në kategori