LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i Kosovës shkon në pauzë deri në orën 15:00 në mungesë të kuorumit

Kuvendi i Kosovës shkon në pauzë deri në orën 15:00 në mungesë të kuorumit
Foto: Arkiv

Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë deri në orën 15:00

Zëvendëskryesuesi i Kuvendit, Xhavit Haliti ka thënë se do të kthehen pastaj nëse do të ketë kuorum për votimin e pikave të rendit të ditës.


“Po marrim një pauzë deri në orën 15:00, për shkak se nuk kemi kuorum. Kthehemi pastaj nëse ka kuorum, nëse jo e shtyejmë seancën”, ka thënë Haliti.

Lidhur me mungesën e kuorumit ka reaguar edhe shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, tha se kjo seancë është hapur pa kuorumin e deputetëve.

Në mungesë të kuorumit, nuk kalon asnjë projektligj
Lexo po ashtu Në mungesë të kuorumit, nuk kalon asnjë projektligj

“E keni hapur këtë seancë pa kuorum. Në çfarë gjendje e keni sjellë Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Hoti.

Ndërsa, Haliti reagoi duke thënë se kuorumi në seancë është mirëpo deputetët nuk janë duke votuar.

Kurse deputeti i i pavarur, Korab Sejdiu ka reaguar për seancën e Kuvendit të Kosovës e cila është duke u mbajtur edhe pse nuk e ka kuorumin e nevojshëm të deputetëve për kalimin e projektligjeve.

Sejdiu në një status në rrjetin social Facebook, ka shkruar se në Kuvendin e Kosovës është duke u bërë shaka, pasi asnjë pike e vetme e rendit të ditës nuk mund të kaloj.

Sejdiu: Kuvendi hajgare, zgjedhjet janë zgjidhje
Lexo po ashtu Sejdiu: Kuvendi hajgare, zgjedhjet janë zgjidhje

Ai ka kërkuar që të shpërbëhet menjëherë Kuvendi dhe të shkohet në zgjedhje.

“#Kuvend hajgare – një pikë të vetme s’mund ta kalojë! Duhet të shpërbëhet menjëherë! Zgjedhjet janë zgjidhje! This #Assembly is a joke – it can’t approve even a single issue! It should be disbanded immediately! Elections are the solution! #Zgjedhje #Elections #turp”, ka shkruar Sejdiu në Facebook.

Kujtojmë se në rend ditë ishin 35 pika të mbetura nga seancat e kaluara. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori