LAJMI I FUNDIT:

Basha mbërrin në Prokurorinë e Tiranës për ‘dosjen ruse’

Basha mbërrin në Prokurorinë e Tiranës për ‘dosjen ruse’

Kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës iu komunikuan sot dy akuza që rëndojnë ndaj tij për çështjen e quajtur si “Dosja ruse”. Menjëherë sapo doli nga ambientet e Prokurorisë së Tiranës, Basha theksoi se thirrja është bërë me qëllim shpërqendrimin e qytetarëve nga skandalet e Qeverisë, të publikuara nga gazeta Bild.

Ai theksoi se nuk ka asnjë fakt apo provë kundër tij për kontratat e lobimit.

“E vetmja arsye pse jam këtu është që të shërbej si shpërqendrim për ju dhe qytetarët nga skandalet që kanë plasur nga ‘Bild’ dhe nga ato që do të plasin nesër. Prokuroria nuk ka asnjë fakt, nuk ka asnjë provë ndryshe apo shtesë që nga 25 maji kur unë isha këtu. Zyrtarisht më komunikuan që nuk ka asgjë të re. Kjo për arsye të thjeshtë se kjo akuzë është montuar nga Edi Rama”, u shpreh Basha.


Falsifikim dokumentash dhe pastrim parash janë dy akuzat që rëndojnë mbi kryeopozitarin, i cili ripërsëriti se procesi është montuar në zyrën e kryeministrit.

“U njoha me akuzën që nuk është akuzë sepse nuk ka asnjë fakt, asnjë provë, asnjë dokument të falsifikuar, asnjë rus të vetëm, nuk ka asgjë, është një akuzë e formuluar për t’ju shpërqendruar juve”, tha Basha.

“Dosjen do ma vënë sot në dispozicion sepse nuk e kanë gati”, shtoi ai.

I pyetur përse vendosi të paraqitej sot në Prokurori dhe jo disa ditë më parë kur iu bë kërkesa e parë, Basha tha: “Atë ditë nuk zbatuan ligjin, ndërsa sot kishin për qëllim që të unë të përdoresha si shpërqendrim (shoqërimin me forcë), por jam i bindur se do të dështojnë.”

Dy ditë më parë, Basha e konsideroi të jashtëligjshme kërkesën e Prokurorisë për t’u marrë në pyetje dhe refuzoi të paraqitej. Por organi i akuzës iu kundërpërgjigj duke urdhëruar shoqërimin e tij me forcë.

Ditën e djeshme ishte Arben Ristani, ish-Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, gjithashtu i akuzuar në këtë çështje, që u paraqit para prokurorëve. Atij iu komunikuan të njëjtat akuza si ato që rëndojnë ndaj Bashës.

Çështja e pagesave për lobim të kryera nga ana e PD-së u hap në nëntorin e dy viteve të shkuara kur firma amerikane ‘Muzin Capitol Partners’, plotësoi me informacione shtesë deklarimet e saj të detyruara me ligj për Departamentin e Drejtësisë. Sipas deklarimeve të kësaj kompanie, ajo kishte marrë tre pagesa, në një shumë prej 675 mijë dollarësh, për punën e saj në favor të Partisë Demokratike në vitin 2017.

Nga deklarimet e firmës Muzin, vetëm ajo prej 25 mijë dollarësh, është pranuar nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha që është paguar nga PD-ja. Dy të tjerat mbetën të paqarta. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori