LAJMI I FUNDIT:

Rregullorja për orarin e kujdestarisë së barnatoreve në Vushtrri dhe Drenas, sfidë për komunat

Rregullorja për orarin e kujdestarisë së barnatoreve në Vushtrri dhe Drenas, sfidë për komunat

Në dy komunat e Kosovës, Drenas dhe Vushtrri, është hartuar një rregullore për respektimin e orarit 24 orësh të kujdestarisë së barnatoreve, e cila është duke u respektuar pjesërisht.

Për këtë çështje nga Komuna  e Drenasit dhe Vushtrrisë në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini, kanë folur zëdhënësi Bekim Dobra dhe kryetari Xhafer Tahiri.

Ai tha se në Komoran rregullorja për orarin e kujdestarisë nuk është duke funksionuar, pasi personat përgjegjës të barnatoreve nuk e kanë pranuar këtë orar, transmeton Telegrafi.


Mirëpo siç tha ai, inspektorët kanë dal në terren për t’i paralajmëruar se në rast se nuk e respektojnë rregulloren e Komunës, atëherë do t’i shqiptohet dënimi.

“Në Komoran, kujdestaria nuk është bërë funksionale për shkak të disa barnatoreve në atë pjesë që nuk kanë pranuar të jenë pjesë e 24 orëshit. Megjithatë Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik, në bashkëpunim me inspektorët komunal javën e kaluar kanë dal në terren dhe kanë kërkuar nga ata që të jenë në kujdestari 24 orëshe, ata kanë pranuar që të respektohet ky rregull, përndryshe do të merren masa ndaj tyre”, ka thënë Dobra.

Barnatoret e komunës së Drenasit duhet të respektojnë rregulloren komunale e cila është në fuqi
Lexo po ashtu Barnatoret e komunës së Drenasit duhet të respektojnë rregulloren komunale e cila është në fuqi

Ndërsa, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, tha se kujdestaria e barnatoreve në Vushtrri është organizuar shumë mirë.

Ai tha se kanë kaluar nëpër sfida deri sa është pranuar rregullorja e kujdestarisë së barnatoreve.

“Edhe pse kemi pasur një sfidë pasi inspektorët komunal në terren kanë shqiptuar edhe gjoba për ato barnatore që nuk e kanë respektuar orarin 24 orësh të kujdestarisë”, ka thënë Tahiri.

Ndërkaq, në vendimin e Komunës së Drenasit për orarin e kujdestarisë së barnatoreve thuhet: “Sipas vendimit të kuvendit e cila është e publikuar edhe në ueb faqe zyrtare të komunës, orari i periudhës verore është nga ora 08:00-21:00 , periudha dimërore nga ora 08:00-19:00 kurse vikendit (e diele) dhe gjatë festave zyrtare do të kujdestarohet 24 orë, përjashtimisht në raste urgjente mund të punohet edhe jashtë orarit të paraparë më lartë. Ndërsa të shtunave do të punohet nga ora 08:00 deri në ora 14:00”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Drejtësi
Kalo në kategori