Pasi ministrat e Jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian vendosën që për negociatat të shprehen në muajin tetor, kryeministri Edi Rama ka reaguar duke e cilësuar një lajm pozitiv nga Evropa në rrugën e çeljes së negociatave.
“Lajm shumë pozitiv nga Europa në rrugën e çeljes së negociatave. Pavarësisht luftës pa limite të frontit politik të së keqes, që po bën çmos të sakatojë vendin në sytë e Evropës, për të bllokuar negociatat me sharje, kërcënime, molotovë e përgjime baltosëse, Shqipëria po reziston. Ministrat e Jashtëm të BE-së kanë miratuar në Luksemburg, kalimin tek kryetarët e shteteve të rekomandimit për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut,me synim muajin tetor. Le t’i rezistojmë deri në fund ofensivës së baltës dhe gurëve kundër Shqipërisë. Të gjithë bashkë në 30 qershor”, tha Kryeministri Rama.
Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, u shpreh se vendimi për shtyrjen nuk mund te jetë lajm inkurajues për vendin.
“Shtyrja nuk mund të jetë një lajm inkurajues sepse Shqipëria e ka merituar hapjen e negociatave që muajin e shkuar. Sidoqoftë Shqipëria ka filluar procesin e shqyrtimit analitik të legjislacionit evropian. Ka ardhur koha që ka përparim të marrë trajtën e një procesi politik”, tha Cakaj.
Ndërkohë për kryedemokrati Lulzim Basha, shkak i mos hapjes së negociatave, është qeveria e korruptuar.
“Negociatat sot do të ishin hapur, nëse Shqipëria nuk do të kishte qeverinë më të korruptuar në Evropë, nëse Shqipëria nuk do të ishte zonë e lirë e drogës dhe e krimit. Evropianët nuk duan të mbajnë larg shqiptarë. Ata duan të mbajnë larg qeveritarët e korruptuar”, tha Basha.
Reagimi nuk ka munguar as nga ambasadori i Bashkimit Evropian, Luixhi Soreka, i cili u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve shqiptare të vazhdojnë të fokusohen në procesin e reformave, në veçanti në atë të drejtësisë, si dhe u bën thirrje të gjitha palëve për të rifilluar urgjentisht një dialog për të kapërcyer situatën aktuale politike, e për t’i siguruar vendit vazhdimin e rrugës drejt hyrjes në Bashkimin Evropian. /TCH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje