Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Gani Geci, ka thënë se ai asnjëherë nuk e ka ndihmuar Hashim Thaçin në rrëzimin e LDK-së nga pushteti.
Geci, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se pas largimit të tij nga LDK në vitin 2014, Hashim Thaçi, i kishte ofruar anëtarësim në PDK dhe futjen e tij në listën për kandidatë për deputetë.
“Kam qenë në një odë,…, kur më ka ardhur një telefonatë nga një numër i panjohur. Urdhëro. Hashim Thaçi në telefon. I thashë urdhëro – ishte hera e parë në jetë që po flisja në telefon me të. Thaçi më tha: Të ka përjashtuar Isa Mustafa nga partia, zgjidhe cilin numër po e dëshiron në PDK [për të kandiduar për deputetë]. I thashë: O Hashim Thaçi më përpara bëhem me Sllavisha Petkoviçin se me ty”, rrëfen Gani Geci bisedën me ish-kryetarin e PDK-së në atë kohë.
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së thotë se kjo ngjarje ka ndodhur në zgjedhjet që janë mbajtur në vitin 2014.
I pyetur nëse dikush tjetër ka qenë, Geci thotë se e njeh mirë zërin e Hashim Thaçit, madje sipas tij e di edhe nga kush e ka marrë numrin e tij.
“Hashim Thaçi i ka kërkuar numrin tim Jetullah Gecit në Polac”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Geci thotë se ai personalisht nuk ka qenë asnjëherë për largim nga LDK-ja pas përleshjeve në Kuvendin e VI-të të partisë.
“Unë nuk kam qenë për largim nga LDK-ja por i jam bashkëngjitur turmës. E pranoj që ka qenë gabim i madh, por nuk kemi pasur zgjidhje tjetër”.
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës thotë se Fatmir Sejdiu bartë fajet për atë ngjarje pasi sipas tij “ai ishte i paguar nga PDK, pasi e synonte postin e presidentit”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAkuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradoi tre serbët e dënuar në Bruksel
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025