LAJMI I FUNDIT:

Borussia Dortmund ia vazhdon kontratën trajnerit Lucien Favre

Borussia Dortmund ia vazhdon kontratën trajnerit Lucien Favre

Lucien Favre do të jetë trajner te Borussia Dortmund deri në verën e vitit 2021.

Edhe pse dështoi të fitonte titullin në sezonin e tij të parë me verdhezinjtë, drejtuesit e klubit nga Signal Iduna Park e kanë konfirmuar besimin që kanë ndaj trajnerit 61-vjeçar.

Klubi ka vendosur që t’ia zgjasë kontratën edhe me një tjetër vit, pasi i skadon në vitin 2020.


Favre në sezonin e tij të parë në krye të Dortmundit arriti të kryesonte kampionatin me nëntë pikë avantazh ndaj Bayernit, por në fund u dorëzua.

Borussia Dortmundi besojnë që me zviceranin në stol dhe me blerjet e reja si Nico Schulz, Thorgan Hazard dhe Julian Brandt mund ta thyejnë dominimin e Bayernit. /Telegrafi/