Edhe pse marrëveshja e telekomunikacionit e arritur në Bruksel në vitin 2013, u cilësua si e zbatuar në një masë të madhe, kryetari i bordit të ARKEP-it, Kreshnik Gashi, ka thënë se prej 15 dhjetor 2016 Kosova ka kodin e saj telefonik, +383, por një pjesë e marrëveshjes nuk është zbatuar, përkatësisht harmonizimi i frekuencave ndërkufitare si pasojë e mosgatishmërisë së Serbisë.
Këtë deklaratë Gashi e dha në një vizitë të anëtarëve të Komisionit parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në Autoritetin Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), me qëllim që të njoftohen për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit, lidhur me telekomunikacionin dhe kodin telefonik +383.
Sipas një njoftimi për media, thuhet se deputetët e Komisionit për Zhvillim Ekonomik shprehën interesimin e tyre rreth zbatimit të marrëveshjes së telekomunikacionit dhe ngecjet në këtë proces, përfitimet e Kosovës nga kjo marrëveshje, sfidat nga operatorët telefonik për zbatimin e marrëveshjes si dhe funksionalizimin e kodit +383.
“Kryetari i bordit të ARKEP, Kreshnik Gashi informoi deputetët lidhur me marrëveshjen e telekomunikacionit të arritur në Bruksel më 2013, e cila u cilësua si e zbatuar në masë të madhe. Gashi njoftoi deputetët që prej 15 dhjetor 2016 Kosova ka kodin e saj telefonik, +383, gjithsesi theksoi se një pjesë e kësaj marrëveshjeje nuk është zbatuar, përkatësisht harmonizimi i frekuencave ndërkufitare si pasojë e mosgatishmërisë së Serbisë. Më tej Gashi shtoi se që prej vitit 2017 dialogu në mes delegacioneve lidhur me këtë marrëveshje është ndalur, ndërsa nuk ka pasur asnjë diskutim lidhur me shërbimet postare pavarësisht që është përcaktuar ndryshe me marrëveshje”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.
Ndërkaq, Kosova ka zbatuar pjesën e marrëveshjes për dhënien e autorizimit të përkohshëm një kompanie të re serbe për shërbime të telefonisë mobile.
“Ky autorizim është dhënë në përputhje me kornizën rregullatore të Kosovës, për operim të kufizuar në infrastrukturën aktuale në terren. Në kuadër të kësaj, nga marsi i vitit 2017 ARKEP ka ndërprerë operimin e operatorëve ilegal në Veri. Sa i përket çështjes së zbatimit të kodit shtetëror të Kosovës +383, Gashi njoftoi deputetët se operatorët ekonomik në Kosovë PTK dhe IPKO janë përballur me sfida në adoptimin e këtij kodi dhe të njëjtit kanë kërkuar disa herë shtyrje të afatit të zbatimit të kodit +383. ARKEP ka vendosur si afat të fundit për zbatim datën 31 tetor 2018 dhe nga 15 janari 2019 ka filluar shqiptimin e gjobave deri në 10.000 Euro, për operatorët të cilët nuk kanë zbatuar këtë vendim. Pas sanksioneve të shqiptuara nga ARKEP, PTK ka arritur të zbatojë kodin shtetëror të Kosovës +383, vetëm në një fazë. Edhe pse kodi i Monakos +377 nuk është në përdorim nga ky operator thirrjet ndërkombëtare vazhdojnë të realizohen nëpërmjet Monako-së, siç ka ndodhur para marrjes së kodit shtetëror të Kosovës. Si rezultat i kësaj, PTK shënon humbje dhe nuk përfiton nga kodi telefonik shtetëror, për arsye të mos përgatitjeve të duhura teknike. Vlen të përmendet se të dy operatorët PTK dhe IPKO kanë qenë pjesë e delegacionit për negocimin e marrëveshjes së telekomunikacionit”, thuhet tutje në njoftimin e KDI-së.
Përfaqësuesit e ARKEP-it, njoftuan anëtarët e Komisionit lidhur me problemet e kompanisë publike PTK rreth zbatimit të kodit +383.
“Ata kanë njoftuar edhe Qeverinë e Kosovës nga e cila kanë kërkuar mbështetje për këtë kompani në tejkalimin e këtyre sfidave. Në anën tjetër edhe operatori IPKO pas sanksioneve të ARKEP, ka filluar zbatimin e kodit +383 me datën 1 qershor 2019, ndërsa IPKO ka filluar edhe zbatimin e kodit mobil shtetëror E212. Anëtarët e Komisionit u zotuan se do të ngrisin këtë çështje edhe në mbledhjet e Komisionit”, përfundon njoftimi.
Ndryshe, kjo vizitë u realizua në kuadër të projektit “Perspektiva Evropiane – ndërtimi i konsensusit kombëtar për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë” që përkrahet nga Ambasada Zvicerane në Prishtinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Kurti: Investimi në KEK synon të rrisë kapacitetin e prodhimit, mbi 137 milionë euro për modernizimin e Njësisë A3
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova