LAJMI I FUNDIT:

Ministri Lluka: Shqipëria ka filluar zbatimin e heqjes së tarifave të roamingut me Kosovën

Ministri Lluka: Shqipëria ka filluar zbatimin e heqjes së tarifave të roamingut me Kosovën
Ministri i MZHE-së, Valdrin Lluka | Foto: Rindvan Slivova/Telegrafi

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valzdrin Lluka, njofton se shteti shqiptar ka filluar zbatimin e marrëveshjes së roamingut.

Lluka me anë të një postimi në Facebook ka shkruar se të gjithë qyetarët nga Kosova do të flasin më lirë në Shqipëri.


“Shqipëria ka filluar me implementimin e marrëveshjes për heqjen e tarifave roaming për të gjithë qytetarët e Kosovës që vizitojnë mëmëdheun. 🇽🇰🇦🇱🇽🇰🇦🇱. Komunikim të këndshëm!”, ka shkruar Lluka.

Vitin e kaluar, Kuvendi i Kosovës kishte miratuar rezolutën për heqjen e tarifave të roamingut në mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Në Samitin e dytë Dixhital përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar marrëveshjen për heqjen e çmimeve të shërbimeve roaming, që zbatohet në kuadër të telekomunikimit.

Lluka: Nga 2021-ta qytetarët do të kenë tarifa zero të roamingut në Ballkan (Video)
Lexo po ashtu Lluka: Nga 2021-ta qytetarët do të kenë tarifa zero të roamingut në Ballkan (Video)

Në muajin prill të 2018 në Samitin e parë Dixhital të mbajtur në Shkup, ishte paralajmëruar ulja e çmimeve të romingut mes vendeve të Ballkanit që ishte kërkesë e Bashkimit Evropian, si formë lehtësimi për komunikimet ndërmjet qytetarëve.

Lluka në një intervistë për Telegrafin kishte thënë se kjo marrëveshje pritet të zbatohet tërësisht në dy vite, ndërsa nga viti 2021 do të largohet në tërësi. /Telegrafi/