Komuniteti shqiptar, që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bashkë me Shoqatën “Peja”, nga New Yorku, ka festuar ditën e çlirimit të Republikës së Kosovës, dhe 20 vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.
Mbrëmja u hap me një minutë heshtje për viktimat dhe dëshmorët e Luftës Çlirimtare të Kosovës, të cilët ranë heroikisht për këtë ditë që
populli i Kosovës po e gëzon sot.
Dita e Çlirimit të Kosovës, është ditë për të cilën çdo qytetar i vendit tonë ka kontribuar dhe sakrifikuar. Në këtë ditë të madhe, si çdo ditë tjetër, komuniteti shqiptar në Amerikë, bashkë me Shoqatën “Peja”, nga New Yorku me seli në Bronx, ka kujtuar të gjithë të rënët për liri dhe pavarësi, ka kujtuar simbolin e rezistencës së gjithë qytetarëve tanë, komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, ka kujtuar Presidentin e madh Ibrahim Rugova, ka kujtuar me plotë
mirënjohje edhe trupat e NATO-s, të cilët në momentet më vendimtare u vunë në mbrojtje të vlerave të qytetërimit në vendin tonë.
Në këtë mbrëmje u tha se “liria jonë ka rrënjë të thella e të forta, dhe kjo bazohet në sakrificën, punën, mundin, lotët, shpresat e dëshirat e aq shumë gjeneratave e individëve, e po ashtu edhe nga shenjat e fshehta KR (Kosova Republikë), në emrat e fëmijëve, që prindërit kanë shpresuar se do të rritën në liri, dhe të cilët në gjirin e nënës kanë marrë frymën e lirisë.
“Liria i ka rrënjët në rezistencën paqësore gjithpopullore të udhëhequr nga Presidenti i madh Ibrahim Rugova, liria i ka rrënjët në luftën e Komandantit Adem Jashari dhe gjithë të rejave të rinjve që jetën e vunë në altarin e lirisë, dhe liria i ka rrënjët në guximin e aleatëve të shteteve progresive që nuk lejuan edhe një gjenocid dhe spastrim etnik në zemër të Kosovës”, u tha mes tjerash në këtë mbrëmje festive.
Shoqata “Peja’, me rastin e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës, ka nderuar me mirënjohje dy anëtarët e kësaj shoqate, veteranë të Luftës Çlirimtare të Kosovës, veteranin Luan Loci dhe veteranin dhe invalidin e luftës Kreshnik Shala, për kontributin që kanë dhënë në luftën për lirinë e Kosovës.
Në këtë mbrëmje, ka marrë pjesë edhe ambasadorja Teuta Sahatqija, shefe e Misionit e Misionit Diplomatik të Republikës së Kosovës në New York. Me këtë rast, ajo tha se liria e Republikës së Kosovës,ka ardhur me shumë sakrifica.
“Të gjithë e mbajmë në mend kur shkollat në shqip u mbyllën, kur çdo gjë shkruhej në çirilicë, kur mjaftonte të flisje shqip të kualifikohesh si qytetar i rendit të dytë, të gjithë mbajmë në mend se si u dëbuam nga trevat dhe shtëpitë tona shekullore, mbajmë mend si u kthyem dhe gjetëm të djegur çdo gjë. Por, që të gjithë në zemër e ndiem lirinë dhe përkushtimin, ku ndërtuam jetën e re brenda dhe jashtë Kosovës”, tha ambasadorja Sahatqija për Telegrafin.
Ajo po ashtu, tha se të gjithë në diasporë, jo vetëm që mbajtën gjallë jetën gjatë aparteidit dhe luftës, diaspora po e mbanë ende jetën dhe frymën e lirisë në Kosovë”, tha ajo duke falënderuar për gjithë jetën komunitetin shqiptarë në Amerikë, për të gjitha çka ka bërë për lirinë e Kosovës.
Duke përmendur Shoqatën “Peja” nga New Yorku, me seli në Bronx, ambasadorja Sahatqija, tha se kjo shoqatë, është shumë aktive duke ndihmuar bashkatdhetarët për festa, dhe për nevojat që ata kanë.
“Kjo shoqatë, ka kultivuar aftësinë dhe krenarinë që vijnë jo vetëm nga Peja, por nga gjithë Kosova”, tha mes tjerash Sahatqija.
Ndërkaq, kryetari i Shoqatës “Peja”, nga New Yorku, me seli në Bronx, Rejmond Zeka, duke kujtuar të gjithë dëshmorët që kanë për lirinë e vendit, tha se Kosova në 20 vjet pas çlirimit ka ecur në mënyrë të mirë, pasi që kanë ndodhë shume gjëra pozitive si shpallja e Pavarësisë së Kosovës, formimi i Ushtrisë së Kosovës.
Edhe përkundër gjërave pozitive që kanë ndodhur në Kosovës, megjithatë, prapë se prapë, duhet punuar më shumë që Kosova edhe ekonomikisht të ecë para, në mënyrë që të punohet shumë në largimin e korrupsionit , të ketë progres në drejtësi, shëndetësi dhe arsim, sepse në këto fusha Kosova është shumë mbrapa”, tha kryetari i kësaj shoqate për Telegrafin, Rejmond Zeka.
Në anën tjetër, nënkryetari i Shoqatës “Peja” , Blerim Koqani, dhe njëherit biznesmen i suksesshëm në Amerikë, tha se komuniteti shqiptar në Amerikë, Kosovën pas 20 viteve të çlirimit të saj nuk e sheh aspak mirë, sidomos në shtyllat kryesore të shtetësisë, në atë të sundimit të ligjit, të zhvillimit ekonomik, arsimit etj.
Ai tha se edhe pas 20 viteve ka ende familje qe nuk e dinë ku i kanë familjarët e tyre, Kosova edhe pas 20 viteve të çlirimit të saj, ende është e ndarë, pra Mitrovica është e ndarë. Kurse, sa i përket zhvillimit ekonomik Koqani ka përmendur se në fushën e ekonomisë, komuniteti shqiptar në Amerikë është shumë i dëshpëruar me institucionet tona, sepse nuk po bëjnë asgjë për zhvillimin ekonomik dhe punësimin e rinisë, të cilët sipas tij, janë ardhmëria e Republikës së Kosovës.
“Gjithashtu dua të përmendi faktin se edhe me sistemin e drejtësisë, kemi tepër të zhgënjyer, sepse në Kosovë ende nuk ekziston një ligj i përgjithshëm për të gjithë popullin. Po ashtu, nuk duhet lënë anash edhe arsimin, i cili nuk është në nivelin e duhur, pra është në nivel shumë të
ulët të standardeve të duhura”, tha Koqani për Telegrafin.
Megjithatë, sa i përket asaj se a e sheh komuniteti shqiptar në Amerikë, Kosovën aty ku ata dëshirojnë, sipas Koqanit, fatkeqësisht, Kosova nuk është aty ku komuniteti shqiptar e ka dëshiruar, sepse, sipas tij, Kosovën e kemi ëndërruar të lirë me krejt territorin e saj pikërisht në gjirin evropian.
“Kemi ëndërruar një Kosovë ku mund të lëvizim lirshëm, një Kosovë pa korrupsion, një Kosovë me një ekonomi shumë më të lartë, sepse populli ynë kosovar pas shumë sakrificave, e meriton shumë më shumë se ku jemi tash”, tha mes tjerash Koqani.
Ndërkaq, sekretari i kësaj shoqate, Adriatik Shala, tha se duke pasur parasysh historinë, periudhat e ndryshme dhe sfidat nëpër të cilat ka kaluar Kosova, komuniteti shqiptar në Amerikë, Kosovën e sheh të përparuar në shumë pika.
Sipas tij, për 20 vite Kosova është e lirë, nga 17 shkurti i viti 2008, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, Kosova i ka institucionet e saj, pavarësisht që formimi dhe ndërtimi i institucioneve i ka pasur dhe i ka sfidat e saj.
“Ndjenjë e veçantë dhe e papërshkrueshme është formimi i Ushtrisë së Kosovës. Komunitetin shqiptar e bëjnë të lumtur dhe krenar, arritjet e ndryshme në lëmin e sportit, artit muzikës etj. Gëzon fakti, që edhe pas 20 viteve, vazhdon përkrahja në forma të ndryshme, kryesisht nga aleati ynë i përhershëm SHBA-të, e po ashtu edhe nga bashkësia ndërkombëtare’, tha Adriatik Shala për Telegrafin.
Sa i përket çështjes politike, Shala, ka shtuar se do të donim që sa më shpejtë të zgjidhej njëherë e përgjithmonë problemi me Serbinë dhe t’i bëhet e qartë asaj, se Kosova është shtet dhe i ka institucionet e saj.
“Si çdo vend i dalë nga lufta, po ashtu edhe Kosova i ka pasur problemet dhe sfidat e saj. Andaj krahasuar me gjendjen si ka qenë dhe si është tani, normal që jemi të kënaqur, por mendoj se për këto 20 vite, ka mundur të bëhet edhe më shumë”, tha Adriatik Shala, duke shtuar se gjatë këtyre viteve është dashur të jemi më të bashkuar dhe unik, ashtu siç kemi qenë të bashkuar kur është treguar e nevojshme dhe e kemi vërtetuar shumë herë, se jemi popull që shumica na e kanë lakmi.
“Besoj se gjendja ekonomike dhe sociale do te duhej të ishte më e mirë, është përqindje e lartë e papunësisë, derisa Kosova ka rini potenciale për punë”, tha mes tjerash Shala. Përndryshe, Shoqata “Peja”, nga New Yorku, me seli në Bronx, ka të vetmin qëllim, t’ju ndihmojë qytetarëve në Kosovë, aty ku ka më së shumti nevojë, sidomos familjet me të ardhura jo të mira, ose që janë në asistencë sociale, në Pejë dhe rrethinë./Telegrafi/Lumturije BEKAJ/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani në drekë pune me ambasadorët e vendeve të BE-së, flasin për integrimin evropian të Kosovës
Senatori Blumenthal i shkruan Blinkenit: SHBA-ja t’i mbajë sytë kah Kosova sepse rrezikohet nga Serbia
Shkupi, Tetova dhe Kumanova me ndotjen më të madhe të ajrit
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet
Dy persona dënohen me shtatë vjet burgim dhe 1500 euro gjobë për vjedhje në Teqenë e Madhe në Gjakovë
Zogaj flet për vijat e kuqe të LDK-së pas zgjedhjeve: Pa Lumirin kryeministër nuk do të jemi në qeveri
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli
Reagon ish-zv/ministri i LVV-së: Hykmete Bajrami e ka denoncuar publikisht projektin e digjitalizimit mbi 5 milionë euro
Ushtarë të KFOR-it patrullojnë në Leposaviq
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit