LAJMI I FUNDIT:

Brenda ditësh funksionalizohet Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme

Brenda ditësh funksionalizohet Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme

Brenda pak ditësh do të funksionalizohet Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, gjë që do të mundësojë edhe zgjidhjen e më se 21 mijë lëndëve që tash e sa vite janë në pritje.

Kështu tha ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri në një konferencë për media pas vizitës që pati së bashku me kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skënder Çoçaj, në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme.

Ai bëri të ditur se tashmë është hapur konkursi për 7 gjyqtarë të rinj dhe ky numër i tyre do të shkojë duke u rritur.


Tahiri tha se është lajm i mirë që ky ligj do të dekretohet nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe qytetarët do të kenë zgjidhje për çështjet e tyre.

“Angazhimi im si ministër ka qenë që në kuadër te kompetencave të mia, të riorganizojmë Dhomën e Posaçme dhe tash besoj se efikasiteti i saj do të jetë shumë më i madh. Një pjesë e madhe e qytetarëve janë mosha të shtyra dhe presin qe mjetet t’ju dalin në xhirollogaritë e tyre. Tashmë kemi hyrë në një rrugë të drejtë me realizimin e kësaj çështje ku pritet të jenë 100 mijë euro”, tha ai.

Kryetari i Dhomës së Posaçme, Sahit Sulejmani, tha se pas aprovimit në lexim të dytë të projektligjit për Dhomën e Posaçme, ka nevojë të plotësohet pozita për gjyqtarë dhe me staf gjegjës.

“Kësi soji krijohen kushte për zgjidhjen e mbi 21 mijë lëndëve që janë pritje. Kjo vizitë e ministrit për ne është një përkrahje dhe flet për një bashkëpunim të mëtutjeshëm”, tha ai. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Kalo në kategori