IPKO Stacionet Agrare kanë gjeneruar të dhëna interesante krahasuese për muajin maj të 2018 dhe po të njëjtit muaj të këtij viti. Këto të dhëna, përveç që tregojnë ndryshime në temperatura, po ashtu tregojnë edhe stadet e zhvillimit të sëmundjeve dhe dëmtuesve tek kulturat e ndryshme bujqësore dhe dëmet e tyre.
Gjatë muajit maj 2018, temperaturat kanë qenë dukshëm më të mira krahasuar me majin e vitit 2019.
Për regjionin e Gjilanit, stacioni në Përlepnicë ka gjeneruar të dhënat si në vijim.
Gjatë muajit maji të vitit 2018, temperatura më e larte ka qenë 28˚C, ndërsa minimalja 6˚C. Ndërsa gjatë Majit të 2019, temperatura më e lartë ka qenë 24˚C ndërsa minimalja pothuajse Zero. Në muajin maj të 2018-së, sasia e reshjeve ka qene 75 për qind, që është për 15 për qind më e ulët sesa në muajin maj të 2019. Ditë me reshje ka pasur më shumë gjatë këtij viti, rreth 15, ndërsa në muajin maj të 2018 vetëm 9 ditë.
Shkaku i motit të pa përshtatshëm, gjatë Majit të 2019 janë paraqitur edhe probleme të shumta në prodhimtarinë e pemëtarisë krahasuar me vitin e kaluar.
Shiu i tepërt gjatë muajit maj ka ndikuar në rritjen e mundësisë së infeksionit me Taphrina (përdredhja e gjetheve) te Kumbulla, gjë që vitin e kaluar është vërejtur më pak. Për shkak të faktorëve agrologjik te pa përshtatshëm, kumbulla këtë vit mund të jap më pak prodhim, sidomos në zonën e Deçanit dhe Pejës.
Në regjionin e Gjilanit, gjatë majit 2019 kishte 15 ditë me reshje shiu. Kjo ka penguar në kryerjen e spërkatjeve kundër dëmtuesve dhe sëmundjeve me kohë, si dhe pengesa të mëdha në kryerjen e plehërimeve foliare (plehërimit përmes gjetheve). Shiu i tepërt ka ndikuar në shpëlarjen e preparateve ende pa vepruar në bimë, ndërsa fermerët janë përballur me probleme, duke i ripërsëritur këto spërkatje.
Bletarët e regjionit të Gjilanit por edhe te komunave tjera, për shkak të sasisë së madhe të shiut kanë pasur problem me prodhimin e Mjaltit. Pasi që ditët me vranësira dhe me shi nuk janë të përshtatshme për blegërimin e bletëve.
Ndërsa tek kultura e mollës, gjatë majit të 2018-ës, është vërejtur aktivitet më i madh i fluturës apo krimbit të mollës (Carpocapsa pomonella), e cila sjell pasoja më vonë pas formimit dhe rritjes së frutit. Por, nuk është vërejtur i njëjti aktivitet i saj sipas IPKO – Stacioneve Agrare për Majin e 2019. Kjo pasi që aktiviteti i saj është parandaluar nga sasia e madhe e reshjeve të këtij viti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Mega Zbritja po vjen në Aztech!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë