Mohamed Morsi, presidenti i parë demokratik i Egjiptit, ka vdekur në moshën 67 vjeçare pas një paraqitje në një gjykatë në Kajro, sipas mediave shtetërore.
Një anëtar i organizatës së Vëllazërisë Myslimane, Morsi erdhi në detyrë në qershor të vitit 2012 pasi fitoi 51.7 për qind të votave në zgjedhjet kombëtare, pas revolucionit të Egjiptit në 2011.
Megjithatë, vetëm një vit më vonë, sipas një shkrimi të AlJazeera, përcjell Telegrafi, roli i Morsi ishte shkurtuar në një grusht shtet ushtarak mes protestave masive popullore kundër sundimit të tij.
Po sipas të njëjtit shkrim, ai u rrëzua më 3 korrik 2013, në një grusht shteti të organizuar nga presidenti aktual Abdel Fattah el-Sisi dhe u vendos nën arrest shtëpie para se të zhvendosej në burg.
Në vitin 2015, ai u dënua me 20 vjet burg për “urdhërimin e arrestimit dhe torturës së protestuesve gjatë demonstratave në vitin 2012”.
Ai gjithashtu është gjykuar në disa raste të ndryshme me akuza duke filluar nga zbulimi i informacionit të inteligjencës në bashkëpunimin me forcat e huaja për të liruar islamistët nga burgu në vitin 2011.
Në vitin 2016, ai u dënua me burgim të përjetshëm për spiunazh në një rast të lidhur me Gjirin e Katarit.
Ai ishte në gjyq për një akuzë të veçantë spiunazhi kur i ra të fikët në gjykatë dhe më vonë vdiq, më 17 qershor 2019.
Por si u largua ai nga pushteti?
Lidhur me këtë, Al Jazeera kishte bërë një shkrim muaj më parë, rreth Mohamed Morsit, prapaskenat e ditëve të fundit të presidentit të zgjedhur në mënyrë demokratike në Egjipt, një pjesë të së cilit shkrim ua sjellim përsëri.
Pranvera Arabe e vitit 2011 kishte parë fundin e sundimit 30 vjeçar të presidentit Hosni Mubarak dhe brenda 18 muajve, Mohamed Morsi ishte bërë presidenti i parë demokratik i Egjiptit.
Por pas një viti në detyrë, protestat dhe trazirat pothuajse javore në rrugë duket se arrijnë kulmin me thirrjet që Morsi të japë dorëheqjen dhe madje edhe për ushtrinë që të ndërhyjë. Në korrik të vitit 2013, Morsi u rrëzua.
Jamal Elshayyal i Al Jazeera raportoi në ngjarjet në Egjipt në atë kohë dhe tani zbulon dëshmi të reja të atë që ky medium e quan “komplot i nivelit të lartë, ndarje e pushtetit dhe tradhtisë në trazirat që çuan në ditët e fundit të Morsit në detyrë”.
Dhe siç shkruante ky medium, përcjell Telegrafi, deri tani, shumica e asaj që ndodhi në ditët e fundit të presidencës Morsi ishte e njohur vetëm për ata që dëshmuan ngjarjet nga “dora e parë”. Nga nëntë burrat që ishin me Morsin në atë kohë, vetëm një nuk është më në burg.
Kështu, në këtë film, ish-asistenti i marrëdhënieve të jashtme të Egjiptit, Khaled al-Qazzaz, tregon historinë prapa skenave të orëve të fundit të presidencës Morsi.
Gjatë gjithë vitit 2012 dhe 2013, rrugët e Egjiptit u tronditën nga protesta dhe trazira pothuajse javore, si dhe nga zemërimi dhe zhgënjimi që ndau vendin.
Njerëzit që u ngritën në vitin 2011 kishin parë pak përmirësime ekonomike dhe ata mendonin se liria që kishin fituar ishte keqpërdorur nga disa për të krijuar kaos.
Reduktimet e vazhdueshme të energjisë, mungesa e karburanteve dhe të tjera probleme, që më vonë u provuan të jenë orkestruar nga shteti, çojnë në një përzierje të zemërimit dhe dëshpërimit mes publikut.
Por kriza në Egjipt nuk ishte e kufizuar në mungesat e karburantit, as nuk ishte e kufizuara në qytetet e mëdha.
Në Sinai, sulmet u zhvilluan kundër forcave të sigurisë nga grupet për të cilat shumë pak ishte dëgjuar më parë.
“Presidenti Morsi u ankua për ndërhyrjen e një shteti të Gjirit dhe më tha se ata kishin zbuluar dërgesa të armëve nga ky vend në grupe të armatosura në Sinai, si dhe para që u ishin dërguar atyre”, kishte thënë Khalid al-Attiyah, ministër i Mbrojtjes i Katarit dhe ish-ministri i Jashtëm. “Por ai gjithashtu më tha se ishte në gjendje të negociojë me këtë shtet”.
Ndërsa protesta vazhdoi dhe ngjarjet vazhduan, shqetësimi u shpreh nga udhëheqësit botërorë. Por dukej se fati i Morsit ishte tashmë i vulosur.
“Nga ajo që di unë, zyrtarë të lartë të qeverisë amerikane në atë moment, 25 qershor 2013, ishin të vetëdijshëm për mundësinë e një grushti ushtarak kundër Morsit”, sipas Andrew Miller, Këshilli i Sigurimit Kombëtar i SHBA (2014-2017).
Pak ditë pas fjalimit të Morsit më 26 qershor, në të cilin ai u përpoq të qetësonte popullatën dhe i ofroi disa koncesione opozitës, ministri i tij i mbrojtjes, gjenerali Abdel Fattah el-Sisi, i dha atij një ultimatum: ose të japë dorëheqjen ose të përballet me ndërhyrjen ushtarake.
“Deri në kohën kur ushtria lëshoi një ultimatum 48 orësh, mendoj se pikëpamja e madhe në qeverinë amerikane ishte se ishte tepër vonë… Pa marrë parasysh se çfarë ndodh, ushtria do ta largonte me forcë nga pozita e presidencës”, shpjegon Miller.
Kështu, presidenti Morsi u rrëzua më 3 korrik të vitit 2013, dhe fillimisht u vu nën arrest shtëpiak dhe nuk kishte të drejtë të komunikonte me askënd.
A e njohu Morsi, pavarësinë e Kosovës?
Në një shkrim të publikuar nga mediat në Kosovë dhe që mban datën 26.06.2013, thuhej se Republika Arabe e Egjiptit e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe se një vendim i tillë ishte kumtuar mëngjesin e asaj dite nga atëbotë ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj.
Hoxhaj kishte konfirmuar se vendimin ia kanë bërë të ditur nëpërmjet telefonit zëvendëspresidenti egjiptian, por dhe zëvendësministri i këtij shteti.
Po në të njëjtin shkrim thuhej se Egjipti është një nga vendet më të populluara në Afrikë dhe Lindjen e Mesme dhe vendi me më ndikim në këtë pjesë.
“Paralajmërimin për njohjen e pati dhënë në ditën e 5-vjetorit të pavarësisë së Kosovës edhe e dërguara e posaçme e presidentit egjiptian, Mohamed Morsi, dhe njëherësh zëvendëspresidente e Egjiptit, Pakinam El Sharkawy. Ajo pati marrë pjesë në ceremonitë shtetërore të shënimit të përvjetorit të pavarësisë”, shkruhej në artikull.
Lajmin për këtë njohje e kishte publikuar Hoxhaj edhe në profilin e tij në Facebook, ku kishte shkruar: “Posa morra lajmin nga bashkëpunëtori i Presidentit Morsi të Republikës Arabe të Egjiptit se Egjipti ka njohur Republikën e Kosovës. Shteti më i vjetër në botë njohu shtetin më të ri në Evropë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnija spiune ruse hynë në ujërat britanike, Londra zyrtare mesazh Putinit: Ne ju shohim, dimë se çfarë po bëni
Zbulohen detaje të letrës që Biden i la Trump
"Gjesti flet vetë": Gjermanët reagojnë ashpër ndaj “përshëndetjes naziste” të Musk
"Trump ka të drejtë", thotë kryediplomatja e BE-së ndërsa kërkon ‘të përgatitemi për më të keqen’ në raport me Rusinë
Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së
Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!