LAJMI I FUNDIT:

Karriera, pasuria dhe sekretet e Gjeneralit që “merr” Egjiptin

Karriera, pasuria dhe sekretet e Gjeneralit që “merr” Egjiptin

Me kostum ngjyrë blu, prerje e mirë dhe me një pamje të rreptë, Abdel Fattah Al Sisi u betua në Kairo si president i gjashtë i Egjiptit, i pesti ushtarak.

Pas ceremonisë në stil egjiptian në ndërtesën e Gjykatës kushtetuese, jo shumë larg prej qelive të paraardhësve të tij (Mubarak vuan dënimin me 3 vite burg për abuzime me fondet publikë, Morsi pret gjykimin dhe ndoshta dënimin me vdekje), Al Sisi takoi të ftuarit e tij në pallatin presidencial të Heliopolis. Mes tyre, mbretërorët e Abu Dhabit, Kuvaitit, Bahreinit dhe Jordanisë, si dhe numri 2 i sauditëve që përfaqësonte mbretin e moshuar Abdullah, sponsori kryesor (edhe me miliarda dollarë) i “heroit”, që i eliminoi nga skena Vëllazërinë Myslimane.

Vetëm në nivel ambasadorësh kanë qenë të pranishme diplomacitë perëndimore: grushti i hekurt i rais-it të ri – qindra islamikë të vrarë, dhjetëra mijëra të arrestuar, deklarata që “demokracia do të vijë pas 25 vjetësh” – nuk ngjallin entuziazëm, ashtu si edhe zgjedhjet e majit të fituara me 97% të votave, pa rivalë realë.


Por edhe Perëndimi e ka kuptuar që Al Sissi e ka marrë komandën me dorë të fortë. Sado e vështirë është që të thuhet, por ai tani ka të gjithë pushtetet: ekzekutiv, legjislativ (parlamenti është shpërndarë), de facto atë gjyqësor, dhe ushtarak.

E megjithatë, deri në 3 korrik 2013 askush nuk e njihte, në Egjipt njihej prej pak kohësh si ministër i Mbrojtjes, i zgjedhur nga presidenti Morsi.

Shumëkush mendonte se kishte një aleancë mes të dyve, të dy shumë fetarë. Por në atë 3 korrik ishte Al Sisi që rrëzoi raisin islamik.

Një përmbysje e papritur? Nuk duket: pavarësisht se deri tre muaj më parë ai thoshte se nuk e donte pushtetin, shumë elementë tregojnë të kundërtën. Kush e njeh, thotë se që në rini “ishte shumë serioz dhe synonte shumë lart”.

I lindur në vitin 1954 në Gamalija, lagja e rrëfyer nga Mahfouzi në zemër të Kairos islamike, ai ishte i dyti prej tetë fëmijëve të një marangozi.

Gjatë fushatës elektorale, stafi i Al Sisit e ka quajtur atë “bir të popullit”, në mos të varfër. Por në të vërtetë, kujtojnë fqinjët e tij, familja ishte e pasur, “babai ishte i vetmi që kishte një Mercedes dhe kishte disa punishte” në pazarin e Khan Khalilit.

Një pasuri e rritur me kalimin e viteve, aq sa trashëgimia e rajsit të ri mendohet të jetë diku tek 3 milion euro, kishte shkruar në shkurt e përditshmja AL Vatan (një lajm që nuk u botua asnjëherë: qeveria kërkoi ndërrimin e faqes së parë në momentet e fundit para botimit).

Sa për të riun Abdel Fattah, kush e njihte e përshkruan si “njeri të mbyllur në vetvete dhe të devotshëm: nuk luante me të tjerët, maksimumi ndonjë ndeshje shahu, studionte shumë, ngrinte pesha, shkonte herët në shtrat dhe shpesh herë vetëndëshkohej.

Një herë u qeth zero pasi i ati i kishte bërtitur për një këmishë të pahekurosur”. Asnjë të dashur, deri në fejesën në moshën 21 vjeç me një kushërirë që më vonë u bë bashkëshortja e tij, dhe nënë e katër fëmijëve.
Edhe karriera e Al Sisit, i cili nuk ka luftuar asnjëherë ndonëse e quajnë “luan” duket pa surpriza: studioi në një shkollë ushtarake, më pas në ushtri, në 1992 dhe në një kolegj ushtarak në Surrey (sipas mediave britanike, askush nuk e mban mend).

Në vitet e fundit të Mubarakut ishte kreu i shërbimit të fshehtë të ushtrisë. Por për këtë periudhën e fundit janë shfaqur disa surpriza. Sipas disa dëshmitarëve, Al Sisi që në vitin 2010 u kish kërkuar shumë gjeneralëve që të braktisnin Mubarakun, me qëllim që pushteti të kalonte tek i biri, Gamal.

Dhe kur shpërtheu revolucioni, ushtria u rreshtua me sheshin. Të tjerë burime kanë thënë se Al Sisi kish thënë prej kohësh që Vëllazëria do të ishte një rrezik.

Dhe që aleanca me Morsin ishte një fasadë. Super i rezervuar për karakterin dhe të kaluarën e tij si 007, i bindur që fjalët nuk duhen quar dëm dhe që pushteti duhet ushtruar nga lartë (nuk ka nxjerrë reklama elektorale dhe as nuk ka paraqitur program).

Al Sisi është ende një mister për shumë njerëz, përfshirë edhe egjiptianë. Por faktet që tashmë i ka më të vështirë t’i fshehë, veprimet e tij si president, tashmë do të jenë në sytë e të gjithëve.

/Corriere della Sera/ bota.al/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Botë
Kalo në kategori