LAJMI I FUNDIT:

Digjni 1,300 kalori për 60 minuta me këtë ushtrim të thjeshtë

Digjni 1,300 kalori për 60 minuta me këtë ushtrim të thjeshtë

A jeni duke u munduar të humbni peshë? Kur është fjala për djegien e kalorive, mënyrat janë të panumërta për ta arritur këtë.

Madje, sipas ekspertëve, ju mund të digjni qindra kalori thjesht duke fjetur, transmeton Telegrafi.

Por, nëse jeni duke kërkuar diçka që kërkon më shumë lëvizje, atëherë kërcimi me litar është ushtrimi i rekomanduar.


Duke investuar pak para në litar kërcimi, stërvitja juaj do të konsiderohet më e mirë sesa shumë stërvitje tjera.

Mesatarisht ju mund t’i digjni deri në 300 kalori vetëm për 15 minuta duke kërcyer me litar.

Në fakt, kërcimi me litar djegë më shumë kalori sesa vrapimi.

Përveç se kërcimi me litar është shumë i mahnitshëm për djegien e yndyrës, ai gjithashtu është i mirë sepse edhe ju angazhon më shumë muskuj.

Është i mirë për zhvillimin e trurit duke e përmirësuar memorien, aftësitë hapësinore dhe vëmendjen mendore.

Kërcimi me litar e rritë edhe pulsin e zemrës më mirë sesa vrapimi dhe shkakton më pak presion në nyej. /Telegrafi/