LAJMI I FUNDIT:

Sarri mund t’i përdorë dy skema te Juventusi

Sarri mund t’i përdorë dy skema te Juventusi

Maurizio Sarri u emërua zyrtarisht trajner i Juventusit në fundjavën që shkoi, vetëm pas një viti qëndrimin në Stamford Bridge.

Për trajnerin italian ishte një sezon me shumë turbulenca te Chelsea, por që arriti ta kualifikonte skuadrën në Ligën e Kampionëve dhe e ka fituar trofeun e Ligës së Evropës.


Sarri ndoshta nuk kishte arritur t’i rrëmbente zemrat e tifozëve të skuadrës londineze, por ai është larguar me dy objektiva të realizuar, madje kishte shkuar deri në finale të Carabao Cup.

Zyrtare: Sarri, trajner i ri i Juventusit
Lexo po ashtu Zyrtare: Sarri, trajner i ri i Juventusit

Italiani e kompletoi kalimin te Juventusi, gjersa do t’i ketë dy skema që mund t’i përdorë te skuadra italiane:

Skema 1 (4-3-3)

Sarri mund të luajë në mbrojtje me, Elseid Hysajn (Napoli), Daniele Ruganin, Leonardo Bonuccin dhe Emerson Palmierin (Chelsea).

Mesfusha do të përbëhej me Jorginohn (Chelsea), të tërhequr mbrapa, me Paul Pogban (Manchester United) dhe Aaron Ramseyn të vendosur më përpara.

Sulmi do të përbëhej nga Cristiano Ronaldo dhe Paulo Dybala në krah, derisa Gonzalo Higuain do ta udhëhiqte sulmin e torinezëve.

Formacioni i parë i mundshëm i Juventusit (Foto: TalkSport)

Skema 2 (4-3-1-2)

Katërshja e mbrojtjes nuk do të ndryshonte nga skema e parë, ndërsa në mesfushë do të kishte disa ndryshime.

Mediat italiane rikujtojnë kohën kur Sarri kishte bërë gjest ofendues ndaj tifozëve të Juventusit
Lexo po ashtu Mediat italiane rikujtojnë kohën kur Sarri kishte bërë gjest ofendues ndaj tifozëve të Juventusit

Cristiano Ronaldo mund të vendoset në rolin e numrit 10-të në fushë, duke qëndruar pas sulmueseve si Mauro Icardi (Inter) dhe Gonzalo Higuainit. /Telegrafi/

Formacioni i dytë i mundshëm i Juventusit (Foto: TalkSport)

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori