LAJMI I FUNDIT:

Gerberich: Maqedonia e Veriut duhet të marrë datë për fillimin e negociatave

Gerberich: Maqedonia e Veriut duhet të marrë datë për fillimin e negociatave

Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të marrë datë për negociata. Në dy vitet e fundit, shteti dhe qeveria kanë bërë gjithçka që është nevojitur. Unë mendoj se Maqedonia e Veriut do të marrë një datë për fillimin e negociatave, tha sot ambasadori gjerman, Thomas Norbert Gerberich, përcjell AIM.

Ai beson se do të ishte mirë që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të bashkohen së bashku në Bashkimin Evropian, por shtoi se nëse është e nevojshme, duhet t’i kushtohet vëmendje ndarjes me qëllim që të mos ndëshkohet një vend, për shkak të dështimit të një vendi tjetër.


“Unë mendoj se ideja më e mirë do të ishte të hynë së bashku në Bashkimin Evropian. Është shumë e rëndësishme që Ballkani Perëndimor si një rajon të ketë një paketë të përbashkët, por nëse është e nevojshme, duhet të shqyrtojmë edhe ndarjen për të mos dënuar një vend për shkak të dështimit të një vendi tjetër. Megjithatë, është proces që shtetet anëtare duhet ta mendojnë”, tha Gerberich, duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në takimin “Njiheni Prespën”.

Sipas tij, marrëveshja e Prespës është marrëveshje historike që është shumë e rëndësishme për të gjithë rajonin, ndërsa në lidhje me atë se a do të ketë krizë politike nëse vendi nuk do të marrë datë për negociata, ai shprehu mendimin se kryeministri Zoran Zaev nuk do të japë dorëheqjen, Dy vitet e fundit ka bërë një punë të mirë.

“Për stabilitetin e vendit është e nevojshme që të qëndrojë kjo Qeveri dhe të mos planifikohen zgjedhje të reja”, vlerësoi ambasadori i Gjermanisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori