Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë në hapje të Konventës së Nëntë Zgjedhore se PDK është gjithmonë e përgatitur, e reformuar e me energji të reja për t’i shërbyer qytetarëve dhe për ta forcuar Republikën e Kosovës.
Veseli tha se zgjedhjet e brendshme në Partinë Demokratike të Kosovës kanë qenë një proces shembullor i transparencës, mirëkuptimit, garës fer dhe gjithëpërfshirjes së gjeneratave dhe profesionistëve nga të gjitha fushat e jetës.
“Këto zgjedhje me plot meritë janë leksion demokratik për të gjithë spektrin politik në Kosovë. Kjo është meritë e secilit anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës. Është e meritë e secilës degë, nëndegë e seksion”.
“Është meritë e mbi 40 mijë qytetarëve që kanë marrë pjesë në këto zgjedhje, në kuvendet e 38 degëve, dhe proceset zgjedhore në 1076 nëndegë”, tha Veseli.
“Në emër tuajin të nderuar delegatë dhe në emër të Partisë Demokratike, i shpreh falenderimin dhe mirënjohjen më të thellë, kësaj armate të madhe aktivistësh, avangardës organizative të Dekadës së Re”.
“Ne hymë në këto zgjedhje për ta fuqizu Partinë Demokratike të Kosovës dhe sot vijmë në këtë konventë krenarë se ia dolëm këtij misioni”.
Më tej Veseli tha se “sot Partia Demokratike e Kosovës është më e madhe, më e fuqishme, më e konsoliduar, më e gatshme për të marrë mbi vete rolin që i takon, rolin e partisë që u prinë ndryshimeve dhe zhvillimit të vendit. Sot Partia Demokratike e Kosovës bën diferencën me gjithë të tjerët. Sot Partia Demokratike e Kosovës me punën tuaj dëshmon se është parti e qytetarëve, nga qytetarët dhe për qytetarët. Ky është ligji suprem i partisë tonë”.
“Është shpirti i platformës për Dekadën e Re. Është kuptimi i vetëm për të cilin ekziston Partia Demokratike e Kosovës”, tha ai.
“Ne nuk jemi të përsosur, por jemi ma të mirët. Ne nuk jemi të pagabueshëm, por kemi forcën për tu përballur me gabimet dhe lëshimet tona. Ne kemi punu shumë dhe kush punon, edhe gabon, por kur është në pyetje Kosova, ne nuk gabojmë kurrë. Kosova është pasioni ynë jetësor”.
“Ka qenë dje, është sot dhe do të jetë përgjithmonë. Faleminderit që më keni bërë krenarë duke qenë sëbashku me ju.Faleminderit për shpresën e madhe që i jepni atdheut tonë të dashur- Kosovës. Faleminderit për dinjitetin dhe solidaritetin e madh që keni dëshmuar në këto zgjedhje. Ne kemi qenë, jemi e do të jemi të parët”, ka thënë Veseli. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHaradinaj i ashpër me Gërvallën: Një bandite ordinere që s’e di çfarë flet
Inaugurimi i presidentit Trump, Haradinaj takohet me Grenellin në SHBA
Reagon familja e policit Azbi Spahiu: Të respektohet privatësia, mos spekuloni
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë
Balje: Nuk e votoj Kurtin e asnjë qeveri pa u plotësuar kushtet e boshnjakëve
Balje: Jam kundër LGBTQ sepse boshnjakët që më votuan janë kundër
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"E ka mësuar dhoma e rrëfimit çfarë të bëjë", Gresa godet produksionin e BBVK?
A po keqpërdorën punëtorët e Bangladeshit nga kompanitë në Kosovë?
“Ti je si qen i vogël”, përplasje e ashpër mes Xuxit dhe Drilonit
Vogëlushi shqiptar që kaloi sigurimin në "Santiago Bernabeu" dhe mori përqafimin dhe fanellën e Kylian Mbappe
Balje: Nuk e votoj Kurtin e asnjë qeveri pa u plotësuar kushtet e boshnjakëve
Haradinaj i ashpër me Gërvallën: Një bandite ordinere që s’e di çfarë flet